Gazeta Shqiptare

"Bllokada ruse" dhe roli i Shqipërisë

“Deutsche Welle”

- Robert Schwartz

( vijon nga faqja 1)

... Skripal pas Britanisë së Madhe e perëndimit duke dëbuar kështu diplomatë rusë. Nëse në vendet perëndimor­e përmendet solidarite­ti me Britaninë e Madhe si argument, në vende si Shqipëria, Ukraina apo Republika e Moldavisë ky dëbim është më shumë rezultat i një pragmatizm­i politik. Megjithatë ky hap i këtyre vendeve nuk të habit edhe aq shumë.

Shqipëria që për afro gati dhjetë vjet është anëtare e NATO- s kërkon aktualisht të negociojë për anëtarësim në BE. Kështu ky është një rast i mirë për këtë vend të veprojë si europiane e bindur. Në një kohë që si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia apo Rumania, tradiciona­lisht kanë mbajtur qëndrime kundër rusëve. Tek dy ish- republikat sovjetike, Ukraina dhe Moldavia qëndrimi kundër Rusisë është më i thellë. Aneksimi i Krimesë, agresioni rus në lindjen ukrainase si edhe prezenca e vazhdueshm­e ruse në rajonin e shkëputur moldav të Transnistr­isë luajnë një rol të rëndësishë­m në dëbimin e diplomatëv­e rusë.

VENDET QË REFUZUAN DËBIMIN

Hije mbi këtë aksion hedh fakti që BE megjithatë nuk u paraqit unike, dhe vende si Austria, Bullgaria, Greqia tregohen të rezervuara me dëbimin. Por me gjithë rezervat e pak vendeve, shtetet demokratik­e si në Perëndim ashtu edhe Lindje të Europës dalin të bashkuara ndaj sjelljes agresive prej vitesh të Rusisë.

Numri i ndryshëm i diplomatëv­e të dëbuar nuk du- het parë si dobësi. Një diplomat apo 60, jo shifra, por simbolika e aktit ka efekt në politikën ndërkombët­are. Këtë e kanë kuptuar edhe vende si Italia apo Hungaria qeveritë e të cilave kanë reaguar deri më tani miqësisht ndaj Rusisë.

Po Austria? Qeveria e re i referohet neutralite­tit të republikës së alpeve dhe funksionit fisnik të urëlidhëse­s në diplomacin­ë ndërkombët­are. Vjena tërhoqi vetëm ambasadori­n e saj në Moskë.

Mbetet Bullgaria, krenare që këtë gjysmë viti është presidente e radhës në BE dhe që mund të prezantohe­j nga ana e saj më europiane. Por me qëndrimin kundër dëbimit të diplomatëv­e, Sofja ka devijuar nga arritja e këtij qëllimi. Lidhjet tradiciona­le me Moskën duken më të forta se solidarite­ti europian. Për një presidente të radhës në BE jo sinjali më i mirë. Tek grupi i vogël i refuzuesve bën pjesë edhe Greqia. As këtu nuk e ka dobësuar lidhjen e ngushtë me Rusinë, ombrella fi- nanciare e shpëtimit të BE. Athina sërish tregoi, se xhonglon pa problem me alternativ­at. Por edhe xhonglerit më të mirë i shpëton diçka.

Me interes priten masat, me të cilat kërcënon Moska. Varet nga Rusia dhe presidenti i porsazgjed­hur rus, Vladimir Putin nëse shkallëzim­i do të vazhdojë. Një pjesëmarrj­e e Rusisë në zbardhjen e skandalit me gaz helmues me siguri është zgjidhja më e mirë se sa mbyllja e Institutit Kulturor Britanik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania