Gazeta Shqiptare

Mbi një deformim rreth protestave të para demokratik­e në Kavajë

- Rexhep Rrugeja *

Përshëndet­je, z. Kryeredakt­or i “Gazetës Shqiptare”!

Quhem Rexhep Rrugeja, banues në Kavajë. Shqetësimi im është: Në “Gazetën Shqiptare” të datës 26 mars 2018, të ditës së hënë, në adresë të librit tim në kujtimet e mia, siç thotë dhe autori i këtij shkrimi, ka shtrembëri­m të historisë, gjë të cilën e ka bërë autori i shkrimit Xhevat Mustafa. Kam librin tim përpara ku mund të përmend shkurtimis­ht disa nga ngjarjet që nuk ndodhen në librin tim, të cilat janë shtrembëru­ar.

1) Autori Xhevat Mustafa thotë: Xhevat Hylviu i arrestuar, gjë e cila nuk është në librin tim.

2) I tërë stadiumi, mijëra qytetarë u ngritën në këmbë, duke grisur veprat e Enver Hoxhës, edhe kjo nuk ndodhet në librin tim pasi këtu ka zmadhim të numrit.

3) Tahir Okshtuni është i arrestuar, por jo në datën 27 dhe 28 mars 1990, dhe kjo nuk qëndron.

4) Në policinë e Kavajës unë nuk kam për mendur që britmat e nënave dhe vajzave me të qarat e tyre dëgjoheshi­n shumë larg, dhe kjo nuk qëndron.

5) I riu Betim Misiri, çau kordonin e policisë dhe u fut në mesfushë. Në këtë libër këtë person nuk e kam përmendur. Në librin e parë, po. Por nëse do t’i referohemi së vërtetës dokumentev­e dhe dëshmitarë­ve okular ku në librat e mi dhe në shumë kaseta dhe në të 4 librat e mi historia fillon me ne dy vëllezër, ku autori i shkrimit jo vetëm deformon historinë, por ne na lë në hije, por dhe na anashkalon duke na përmendur vetëm emrat si të arrestuar ku gjithçka filloi me ne dhe deri me 5 prill populli i Kavajës na është gjendur pranë.

Betim Misiri ishte një person i nderuar me fizik të dobët, i cili kishte probleme shëndetëso­re me këmbën, por pavarësish­t problemeve shëndetëso­re ai ka meritat e tij pavarësish­t se u hodh në fushë nga grupi ynë, por kjo ngjarje ka ndodhur pasi unë kisha thërritur LiriDemokr­aci, grupi ynë këndoi këngë patriotike, përleshja me sambistët nga grupi ynë, arrestimit të Ilir Rrugejës dhe rrahja e tij barbare nga sambistët para 12 mijë shikuesve, që nuk janë vendosur nga ana e autorit.

Pra, ngjarja e Misirit nuk është në fillim, siç e ka vendosur autori i shkrimit por pas këtyre ngjarjeve. Por autori anashkalon edhe ngjarjen që tronditi dhe zemëroi popullin e Kavajës, ku ne dy vëllezër ishim torturuar në mënyrën më barbare, na kishte rënë disa herë të fikët në birucat e Durrësit, vëllait tim Ilirit i doli dhe vdekja dhe populli i Kavajës u ngrit i tëri në këmbë duke përkrahur familjen time. Kjo ishte protesta e tretë pas policisë, por më e madhe, mbarë popullore dhe kjo ndodhet në librin tim.

6) Më 26 mars në policinë e Kavajës, por dhe në qytet nuk i është vënë zjarri makinave. Dhe kjo nuk qëndron në librin tim. Makinave i është vënë zjarri me 10 korrik të 1990 në varrimin e Dëshmorit të parë të demokracis­ë shqiptare Josif Buda. Ka dhe disa shtrembëri­me të tjera, por këto janë më të theksuarat. Personi, në radhë të parë, duhet të më njoftonte mua pasi po shkruan në emrin tim. Dhe së dyti, ka defor muar qëllimisht historinë, e cila nuk qëndron në librin tim.

* Me respekt, autori i librit “Stadiumi ‘ Besa’ dhe ngjarjet e 1990 në Kavajë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania