Gazeta Shqiptare

Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si qytetarë

- Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... për faktin që ashtu sikurse pretendon gjithkush, ai ngre një mur të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm për debatin zhurmëmadh të prishtinal­ive të etur për det. Jo vetëm për protestën e shoferëve të mauneve, që u rritet ndjeshëm çmimi i mallrave që transporto­jnë në të dyja anët. Ai është një akt i pastër talljeje me të gjithë qytetarët shqiptarë. Sidomos i tillë është argumenti që po përmendet gjithnjë e më shpesh nën tryezë, se Rilindja trashëgoi nga Berisha një “rrugë pa rrugë”, me ura të papërfundu­ara dhe me korsi të shqyera dhe prandaj duhet të paguajnë qytetarët që ajo të bëhet me standarde perëndimor­e. Për mangësitë e rrugës nuk ka dyshim: është një gjë që e ka parë gjithkush. Po ashtu, gjithkush ka dëgjuar, për një dekadë me radhë retorikën socialiste për 230 milionë dollarët që u vodhën nga dyshja Berisha– Basha për ndërtimin e kësaj vepre. Sa herë në këto vite na janë shurdhuar veshët duke folur për vjedhjen e shekullit, për Lulzim Bashën që e mbylli këtë proces me procedurë, për paratë që përfunduan për lobim në SHBA, apo te miku turk i Berishës, pronari miliarder i Enkës. Pra, gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistë­t i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si “rrugë pa rrugë” sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale. Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre. Por, pavarësish­t nga këto, pavarësish­t nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimi­n se ata duhet të paguajnë sërish. Dhe pikërisht këtu qëndron imoralitet­i skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikis­ht dhe i papërligju­r rajonalish­t, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarë­t, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët. Prandaj ky çmim skandaloz ( 10 euro vajtje- ardhje) duhet kundërshtu­ar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo histori nuk do të ndalojë më kurrë. Nëse kryeminist­ri po u thotë sot shqiptarëv­e, paguani sërish për rrugën se iu vodhi Berisha, ai që do ta zëvendësoj­ë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën logjikë: shkundni xhepat për check- up, diazlizën dhe analizat laboratori­ke se paratë e koncesione­ve të para i përpiu Edi Rama. Prandaj kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbe­t.

“Lapsi. al”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania