Gazeta Shqiptare

UEFA "masakron" Skënderbeu­n, 10 vite pezullim, 1 mln euro gjobë

Skënderbeu do ta apelojë çështjen në KAS dhe më pas në Gjykatën Federale të Zvicrës, nëse s'fiton në Lozanë Disiplina la në fuqi kërkesën e hetuesve Dont- Fernandez

- Jeton Selimi

UEFA ka dënuar rëndë Skënderbeu­n! Klubi korçar është pezulluar 10 vite nga Kupat e Europës dhe është gjobitur me 1 milion euro, dënim ky që u propozua më 7 shkurt nga dyshja e hetuesve DontFernan­dez. Tashmë shpresa e Skënderbeu­t është KAS- i i Lozanës.

Parashikoh­ej të ishte një shtrëngatë, por ishte edhe më keq se kaq! Vendimi i UEFA- s për Skënderbeu­n është çarmatosës, më i rëndi i dhënë ndonjëherë në historinë e futbollit europian në çështje trukimesh. 10 vite pezullim nga veprimtari­të europiane dhe 1 milion euro gjobë. Dënim që do të rrënonin edhe klubet e mëdha me superbuxhe­t dhe jo më një klub modest nga Shqipëria.

Komisioni i Etikës dhe Seanca e parë do të jetë në KAS të Lozanës, ku shanset për fitore nuk janë të shumta, ndonëse shpresat janë të mëdha. Arsyeja ka të bëjë me faktin se ndeshjet mbi të cilat u ndëshkua Skënderbeu me vendim disiplinor janë të njëjtat me të cilat u ndëshkua nga vendimi administra­tiv i dy viteve më pas.

Disiplinës në UEFA ka lënë në fuqi kërkesën e dy investigat­orëve të Nionit, Karl Dont dhe Migel Fernandez, që në raportin e tyre të datës 7 shkurt patën argumentua­r në 93 faqe arsyet se përse kërkonin 10 vjet pezullim nga veprimtari­të europiane dhe 1 milion euro gjobë për klubin korçar. Vendimi i UEFA- s daton më 21 mars, ditë në të cilën Skënderbeu njoftoi se kishte zhvilluar një seancë dëgjimore lidhur me çështjen në fjalë, por në të vërtetë ka qenë seanca finale në zyrat e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, ndonëse u tha se vendimi pritej të merrej në ditët në vijim. Skënderbeu në njoftimin e tij u shpreh se nuk ka shpresa të fitojë ndaj UEFA- s, kur në të vërtetë kishte humbur, por u përpoq në të gjitha mënyrat për ta zbutur dhe vonuar të vërtetën. Tashmë rrugëtimi i Skënderbeu­t është i përcaktuar. Seanca e parë do të jetë në KAS të Lozanës, ku shanset për fi- tore nuk janë të shumta, ndonëse shpresat janë të mëdha. Arsyeja ka të bëjë me faktin se ndeshjet mbi të cilat u ndëshkua Skënderbeu me vendim disiplinor janë të njëjtat me të cilat u ndëshkua nga vendimi administra­tiv i dy viteve më pas. Jo më kot presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, në një prononcim të fundit u shpreh se do ta ndjekë çështjen deri në zyrat e Gjykatës Federale të Zvicrës, por nga sot deri në fund të qershorit, kur edhe hidhet shorti i Kupave të Europës, Skënderbeu­n e presin muaj ferri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania