Arrestimi i Gjuriçit nuk ishte i drejtuar kundër serbëve të Kosovës
institucionet e shtetit me gjithë aparatin përcjellës.
Serbët e Kosovës si të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë janë pjesë e pandashme e shtetësisë sonë. Andaj, çdo përpjekje për të interpretuar rastin Gjuriç si antiserb, në thelb është përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës. Pjesë të operacionit për ndalimin dhe deportimin e z. Gjuriç kanë qenë pa dallim pjesëtarët nga të gjitha komunitetet që janë pjesë e këtyre njësive, mes të cilëve edhe pjesëtarët serbë të njësive speciale të policisë së Kosovës. Dëshmi më të mirë për funksiononin e vlerave multietnike se kaq nuk mund të ketë. Siç nuk mund të ketë dësh- mi më të madhe se kaq, që operacioni nuk ka qenë drejtuar kundër serbëve, por ndaj atyre që ilegalisht janë futur në territorin e Kosovës.
Institucionet e Republikës së Kosovës sigurisht nuk do të dëshironin që të përcillnin pamjet që pamë në rastin ' Gjuriç', sepse nuk janë fotografia më e mirë që një vend mund të përcjellë, aq më pak kur çdo ditë e kemi demonstruar që jemi të interesuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me shtetin fqinj verior. Siç nuk ka qenë pamja më e mirë kur nëpër rrugët franceze të Colmar, kryeministrit Haradinaj i qenë vendosur pranga me urdhër- arrest politik të po këtyre përfaqësuesve të Beogradit. Paralelizmi sigurisht nuk vlen, por vë në pah qartësisht se si funksionon një shtet ligjor dhe demokratik përballë një shteti që vendimet i ka marrë krejtësisht të bazuara në motive joligjore e politike.
Shteti nuk mund të funksionojë në një pjesë të ditës, e në pjesën tjetër jo. Ai është një organizim kompleks që drejtohet nga ligji, vendimmarrja, guximi dhe dashuria ndaj atdheut.
Çdo interpretim përtej kësaj është konspiracion, i pavërtetë, dashakeq dhe kundër Kosovës.
* Autori është shef i kabinetit të zëvendëskryeministrit Pacolli.