"Chatbots"- drejt një marrëdhënie mes palësh me audiencat
mund të kontribuojnë cilësisht me besueshmërinë e tyre kur në këto programe ka diçka që nuk shkon e madje të dinë se pas këtij komunikimi virtual ka një person të vërtetë.
Kjo lloj mbikëqyrje e ndërsjellët mes palëve, ti këndej dhe atij andej, në anën tjetër të programit, është vendimtare për të parandaluar problemet dhe për të ruajtur besueshmërinë, shpjegojnë ekspertët perëndimorë të botës së medias. Kjo mënyrë i ndihmon redaksitë e lajmeve në televizion dhe radio të bashkëveprojnë me audiencën e tyre në mënyrë më efikase. Në rastet kur chatbots përdoren vetëm për shpërndarje produktesh apo marketing, nuk është e nevojshme një përfshirje njerëzore. Sigurisht që është një rrugë për të tërhequr klientelë, por, nëse ato përdoren për angazhim social, përkushtim njerëzor dhe profesional, atëherë ato vihen gjithmonë e më shumë në shërbim qytetarëve të zakonshëm; përndryshe, shërbimi që ju ofroni nuk do të jetë aspak i sinqertë. Transparenca në të tilla komunikime është lajtmotivi i këtij projekti në çdo subjekt a institucion publik apo privat që mund të aplikohet edhe në Shqipëri. Ata që e kanë ideuar dhe projektuar atë sigurisht kanë menduar ta sjellin shumë më të thjeshtë dhe akoma më të lehtë për ta përdorur. Mendjet që e ideuan e filluan atë si një projekt të vogël, duke e testuar fillimisht në chatbots e tyre mes një audience relativisht të rehatshme, dhe aspak të përzier. P. sh një prej projekteve u ideua se si të ndihmojmë prindërit të gjejnë kampin veror që i përshtatet më mirë interesave të fëmijëve të tyre, etj. si këto. Por dilema nuk mbaronte këtu. Ky projekt i ri në fushën e teknologjisë së komunikimit u mendua me kujdes të aplikohej edhe në telefon.
Sot në këtë kohë që po flasim, redaksitë e lajmeve në SHBA kryesisht përdorin chatbots për të nxjerrë titujt kryesorë në gazeta apo portalet online, apo qoftë dhe për të kërkuar lloje të veçanta informacioni prej audiencës. Mbërritja e të tilla platformave nuk shërben vetëm për subjekte që mbulojnë audienca të mëdha. Ato janë po aq të aplikueshme edhe në redaksi të vogla pa nevojën e përdorimit të një kodi. Ndërsa përdorimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i larmishëm, ky mbetet një fakt i pamënjanueshëm që newsroom- et do të duhet gjithmonë e më shumë ta konsiderojnë. Ndaj ekspertët parashikojnë se duhet treguar akoma dhe më shumë kujdes në shqyrtimin dhe komunikimin mbi informacionin që audienca e pajisur më këtë program të ri mund të japë. A përbën ai një lajm? A është ai një histori? A mund të ndahet me gazetarët e redaksisë? Me sponsorizuesit apo zyrën e marketingut? Gazeta e madhe e që përmendëm më sipër, është aktualisht duke eksperimentuar mbi integrimin e reklamave në mjedisin e chatbot, duke nxitur nevojën për standarde të reja etiketimi ( S& L). Së fundi, do duhet të besojmë se ka ardhur një kohë e mirë për teknologjinë e komunikimit. Forca të reja inteligjente duan të vendosin një marrëdhënie më të sinqertë me përdoruesit duke bashkëvepruar në një mënyrë më origjinale. Por pyetja që ekspertët ngrenë në përfundim është: ' Si mund ta bëjmë këtë program që secili në anën tjetër, të ndihet se po i shkruan një miku?' Është fare e thjeshtë, përgjigjen po ata. Për sa kohë që jeni të hapur dhe transparent në atë që po bëni dhe me kë po flisni ... asgjë nuk ju pengon të krijoni një marrëdhënie autentike me tjetrin, edhe kur në mes është diçka që ngjan si artificiale.
' Si mund ta bëjmë këtë program që secili në anën tjetër, të ndihet se po i shkruan një miku'? Është fare e thjeshtë, përgjigjen po ata. Për sa kohë që jeni të hapur dhe transparentë në atë që po bëni dhe me kë po flisni... asgjë nuk ju pengon të krijoni një marrëdhënie autentike me tjetrin, edhe kur në mes është diçka që ngjan si artificiale.