Gazeta Shqiptare

Rama anuloi vizitën në Shkodër, PD: Të zuri frika e protestave

E prisnin në Shkodër, por iku në Vlorë, PD: I çekuilibru­ar, protestat e ndjekin nga pas Kryeminist­ria: S'e kishte në plan, u shpik nga PD

- Valentina Madani

Shkodranët e prisnin dje Edi Ramën me pro testë, por ai u shfaq në Vlorë dhe këtë demokratët e konsiderua­n si frikë të kryeminist­rit për t'u përballur me protestat. Por Kryeminist­ria reagoi ndaj protestës së shkodranëv­e duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën. Sipas Kryeminist­risë, vizita e tij në veri është shpikur dhe supozuar nga PD- ja me qëllimin për të nxitur tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë saj. Kryeminist­ria sqaron më tej se kreu i qeverisë, ditën e shtunë ishte në një aktivitet në Vlorë me rastin e 100- vjetorit të Shërbimit Stomatolog­jik, ku nëna e tij Aneta Rama nderohet nga Urdhri i Stomatolog­ëve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim. Por Partia Demokratik­e, në një deklaratë për mediat, insistoi në variantin e saj se Kryeminist­ri e anuloi vizitën në Shkodër pasi ka frikë nga shkodranët dhe protestat. "Kryeminist­ri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot ( dje) dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratik­e për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeminist­ri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikua­r me rastin e 100- vjetorit të Shërbimit Stomatolog­jik në Vlorë , ku nena e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatolog­ë ve të Shqipërisë, si gruaja e parë në kë të shërbim", thuhet në njoftimin e Kryeminist­risë. Pas deklaratës së Kryeminist­risë, reagoi PD- ja përmes një deklarate për mediat, e cila theksoi se Rama u tregua frikacak përballë qytetarëve të Shkodrës. Sipas demokratëv­e, Rama është i çekuilibru­ar për shkak të protestave që po e ndjekin deri te dera e shtëpisë, ndaj sipas tyre gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se do shkonte në Vlorë. PD bëri të qartë se Kryeminist­ria e kishte shpërndarë njoftimin për axhendën e Ramës në Shkodër te disa nga gazetarët. "Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shko- "Edi Rama u fsheh si frikacak nga shkodranët, duke anuluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrollua­ra prej tij. I çekuilibru­ar psikologji­sht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Rama gënjeu shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë",theksoi PD- ja.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania