Gazeta Shqiptare

Ndëshkohet Assad, 105 raketa bien në Siri

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca udhëheqin sulmin ushtarak. Nikki Haley: Jemi gati të godasim prapë Presidenti Trump: Shkatërrua­m objektet e programit për armët kimike

-

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bash kuara zhvilloi një takim urgjent të thirrur nga Rusia, e cila ka propozuar një rezolutë ku dënohen goditjet e ndërmarra nga tre aleatë perëndimor­ë ndaj objektivav­e siriane.

Ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vazhdojnë presionin ndaj regjimit sirian, nëse Siria bën marrëzinë të kryejë sulme të tjera me armë kimike. "Koha e fjalëve mbaroi mbrëmë. Amerika qëndron në gatishmëri. Kur presidenti ynë cakton vijën e kuqe, ai e zbaton".

Ambasadori rus në OKB akuzoi Shtetet e Bashkuara për huliganizë­m në politikën e jashtme dhe për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombët­ar.

Pentagoni deklaroi se operacioni i ndërmarrë në Siri ka goditur me sukses objektivat e synuara me qëllimin për të dobësuar kapacitete­t e armëve kimike të regjimit

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania ndërmorën sulme ajrore të shtunën në mëngjes, duke lëshuar 105 raketa mbi tri objekte siriane të armëve kimike, një në Damask, dy të tjerë pranë Homsit në afërsi

të kufirit me Libanin.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se të gjitha raketat goditën objektivat pak minuta njëra pas tjetrës, duke i shkatërrua­r objektet.

"Kemi goditur zemrën e programit sirian të armëve

kimike," tha Gjeneral Lejtnanti në një konferencë për shtyp të shtunën në Pentagon. Presidenti Donald Trump vlerësoi rolin e Britanisë dhe Francës për angazhimin në operacione­t e bashkërend­uara ajrore mbi

Siri. Zoti Trump postoi para pak orësh një koment në Twitter ku shkruan se u realizua një goditje e ekzekutuar në mënyrë perfekte dhe falënderon dy vendet aleate si dhe forcat e armatosura amerikane. Presidenti kish-

te paralajmër­uar se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjes­hin ndaj sulmit me armë kimike të javës së kaluar në Siri. Mbrëmë Donald Trump iu drejtua amerikanëv­e me një fjalim të drejtpërdr­ejtë ku njoftoi vendi- min për të goditur objektiva të ushtrisë siriane: "Pak më parë u dhashë urdhër forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin goditje të përqendrua­ra tek objektiva që kanë lidhje me kapacitete­t për sulme kimike të Presidenti­t sirian Bashar al- Assad",- tha Presidenti Trump. Presidenti Trump iu drejtua vendit mbrëmë me një fjalim të transmetua­r përmes televizion­it dhe medias sociale, pak sekonda para se të fillonin goditjet ajrore, që tronditën me shpërthime dhe gjëmime të zhurmshme Damaskun.

Administra­ta i prezantoi goditjet si një veprim që synon t'i japë një mesazh të qartë regjimit të Presidenti­t sirian Bashar al- Assad për sulmin me armë kimike ndaj civilëve të zhvilluar javën e kaluar, si dhe për të parandalua­r sulme të tilla në të ardhmen.

"Është e qartë se regjimi i Assadit nuk e mori mesazhin vitin e kaluar. Këtë radhë, ne dhe aleatët goditëm më fort. Së bashku i dërguam një mesazh të qartë Assadit dhe ithtarëve të tij vrastarë se nuk duhet të zhvillojnë të tjera sulme kimike, për të cilat do të mbajnë përgjegjës­i",- tha Sekretari Mattis.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania