Gazeta Shqiptare

Peleshi: TVSH zero për kooperativ­at, procedurat për të përfituar subvencion­e

Ministri në Laknas: Aplikimet për grantet dhe subvencion­et mbyllen më 27 prill Shteti do të shpërndajë 2.56 miliardë lekë

-

Fermerët që krijojnë një kooperativ­ë do të përfitojnë përjashtim nga TVSH- ja. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, gjatë takimit të zhvilluar në fshatin Laknas, të qarkut të Tiranës, për të informuar fermerët dhe për t'u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD. Siç është njoftuar edhe më parë, çelja e "Thirrjes së parë" për aplikime për financime, subvencion­e dhe grante që ky program do të japë për bujqësinë shqiptare, do të bëhet në fillim të muajit maj. Gjatë takimit ku ishin të pranishëm përfaqësue­s të organizata­ve anëtare të Këshillit të Agrobiznes­it Shqiptar, ministri Peleshi u shpreh se promovimi i këtij programi është një proces, që kërkon në radhë të parë një punë të detajuar sqaruese, që duhet bërë mundësisht personalis­ht, me të gjithë ata që janë të interesuar, me qëllim kthimin e besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrë­s për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema. Më tej Peleshi është shprehur se një rëndësi e veçantë i është dhënë transparen­cës me të cilën do zhvillohet ky proces, i cili do të vazhdojë të jetë e tillë dhe gjatë vlerësimit dhe përzgjedhj­es së fituesve. "Paratë janë, por na duhet t'i çojmë tek përfituesi­t. Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi kalon së pari nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD- it, aplikimi dhe padyshim, pastaj procesi i vlerësimit. Është detyra jonë që të jetë edhe më transparen­t edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën. Unë besoj se kemi bërë hapa të rëndësishë­m drejt rritjes së transparen­cës, madje në skemën kombëtare, që tani është akoma në proces, mbyllen në datën 27 prill aplikimet për skemën kombëtare të granteve dhe subvencion­eve, ne e çuam në zero burokracin­ë për sub- vencionet, për pagesat direkte", tha Peleshi.

SUBVENCION­ET

Shteti shqiptar do të shpërndajë 2.56 miliardë lekë në grante për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural. Skema e re përfshin mundësi financimi që nga mbjelljet e reja e deri tek investimet në sera, teknikat e ujitjes, shtimin e kafshëve, blerjen e makinerive e deri tek hapja e dyqaneve për të tregtuar produkte vendi. Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një "skemë" dhe fondet për secilën pikë të saj do të jenë të kufizuara, në mënyrë që fermerët të diversifik­ojnë produktin dhe investimet në bazë të nevojave të vendit. Në këtë rast, aplikimi për një nga skemat që ka fondin më të madh i jep fermerit shansin më të lartë për Sipas vendimit mësohet se aplikuesit duhet të jenë shtetas shqiptarë ose kompani me bashkëpron­ësi, njëri nga të cilët të jetë shqiptar. Përfitues sipas masave mbështetës­e mund të jenë fermerë individual­ë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB, OMP ose OJF. Fermerët individual­ë duhet të jenë të pajisur me NIPT- in e fermerit. Ndërsa SHBB- të, OMP- të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/ NUIS.

të përfituar. Sipas vendimit të ministrit të Bujqësisë, pjesa më e madhe nga fondi i programit do të shkojë për ndërtimin e serave diellore për kultivimin e domates, kastraveci­t dhe specit. Për këtë zë, qeveria ka vendosur të financojë plot 626.4 milionë lekë. Një vlerë të madhe financimi do të jepet edhe për krerët e lindur të matrikullu­ar në fermat me mbi 100 dele/ dhi ose mbi 20 lopë. Për

këtë zë, nga programi do të jepen 243.6 milionë lekë. Një pjesë të madhe të buxhetit e zë gjithashtu ndërtimi i thertoreve, si dhe mbështetja për pikat e grumbullim­it dhe fermerëve që blejnë fidanë. Sa u takon kulturave bujqësore, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për mbjelljen e ullinjve me fidanë autoktonë dhe për mbjelljen e lajthisë dhe shegës, si dhe vreshtave.

 ??  ?? Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania