Gazeta Shqiptare

Tentuan të kultivonin hashash në Dukagjin, zbulohet grupi kriminal

Policia: Autorët janë shpallur në kërkim, ja si ua prishëm planin Gjashtë trafikantë­t shmangën rrugën kryesore, kaluan në një zonë malore

-

Trafikantë­t e drogës nuk kanë të ndalur. Pavarësish­t masave të rrepta të marra nga policia e Shkodrës dhe fluturimev­e të avionëve të Guardia di Finanza, ata vazhdojnë të tentojnë për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Mesnatën e së premtes, policia e Shkodrës ka goditur një grup të dyshuar si kriminal që po tentonte të bëhej gati për kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas takimit në njësinë administra­tive Gur i Zi, ku zëvendësdr­ejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka dhe kreu i bluve të Shkodrës, Vehbi Bushati deklaruan se do të kapin organizato­rët dhe financuesi­t e kultivimit të kanabisit. Mësohet se rreth orës 23: 30, një grup prej 5- 6 personash kanë shmangur postblloku­n e policisë në rrugën Shkodër- Dukagjin. Ata janë futur tek ura e Mesit dhe më pas kanë marrë rrugën malore të Shllakut ( pjesë e bashkisë Vau i Dejës). Nga aty, ky grup bashkë me materialet dhe mjetet për kultivim kanë mbërritur në fshatin Drisht të Postribës duke shmangur kontrollin policor. Përmes urës së Telit, ata kanë menduar që ngarkesën që iu duhej për të nisur kultivimin e kanabisit ta kalonin me krahë përmes urës së Telit duke ecur në këmbë. Sipas planit të tyre, në anën tjetër të urës sipas tyre do të shkonte një tjetër makinë për të marrë personat, materialet dhe pajisjet për kultivim për t'i çuar më pas drejt Dukagjinit. Falë informacio­neve të siguruara në rrugë operative, blutë kanë zbuluar dhe identifiku­ar pjesëtarët e këtij grupi dhe

janë vënë në ndjekje të tyre. Ndërkaq, burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se autorët mundën të merrnin arratinë, ndërsa braktisën

dy automjetet që kishin në fshatin Drisht. Në vendngjarj­e ka mbërritur edhe vetë

kreu i bluve të Shkodrës, Vehbi Bushati bashkë me shefin e komisariat­it, drejtues të tjerë, forcat Shqiponja dhe dhjetëra efektivë për të mos lejuar grupin prej 5- 6 personash që të realizonin planin e mirëmendua­r për nisjen e

punës për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e këtyre personave që dyshohen se do të mbillnin hashash. Prej disa ditësh, policia e qytetit veri-

or ka ngritur një postbllok në rrugën Shkodër- Dukagjin për të pasur nën kontroll të gjithë ata që kalojnë në atë aks për të mos lejuar transporti­min e materialev­e dhe mjeteve për kultivimin e kanabisit.

 ??  ?? Policia duke kryer veprimet hetimore te ura e Telit
Policia duke kryer veprimet hetimore te ura e Telit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania