Gazeta Shqiptare

Jetë luksi me 100 milionë lekët e vjedhura, kamerat e sigurisë e tabulatet tradhtuan 2 të rinjtë

Gjykata lë në burg Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën

-

ja e çështjes Matilda Shalla. Mësohet se përgjatë një viti, Latifi dhe Muça kanë blerë sende të shtrenjta dhe kanë harxhuar para pa hesap.

HETIMET

Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifiki­min e një prej dy të rinjve të arrestuar pak ditë më parë si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autoveture tip "Benz" dhe 10 milionë lekëve të rinj një banori nga Levani i Fierit. Bëhet fjalë për Renaldo Latifin, banues në këtë fsha, i cili është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti teksa ecte pranë vendit të ng- jarjes, me një çelës të ngjashëm me atë të ' Benz'- it të vjedhur. Pas verifikimi­t të pamjeve filmike e pamjeve filmike është konstatuar se rreth orës 07: 29 minuta me orën e kamera, Latifi ka kaluar në drejtim të vendit të ngjarjes ku në anë të rrugës ka qenë parkuar makina e Xhemal Kalemajt. Ndërsa, nga tabulatet telefonike ka rezultuar se Xhuljano Muça, më datë 29.05.2017 paradite ka qenë në Levan e në Panaja të Vlorës dhe jo në Vlorë, ashtu si ka deklaruar. Ndërsa Renaldo Latifi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë datës 29.05.2017 në fshatin Levan. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se Muça është bashkëpunë­tor i Renaldo Latifit. Ky i fundit është kamerier në lokalin e Xhuliano Muçës. Ndërsa, nga hetimet me metoda speciale dhe përgjimet ambientale e telefonike është arritur të sigurohen prova se dy personat e mësipërm kanë kryer vjedhjen e ' Benzit' dhe 10 milionë lekë të rinj të Xhemal Kalemajt. Të dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme rreth veprimeve të tyre ditën e ngjarjes. Ndërsa Xhuliano Muça ka pretenduar se ka qenë së bashku me Renaldo Latifin të cilin e ka transportu­ar me mjetin e tij, Renaldo Latifi ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është largua me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës. Er. Ku.

 ??  ?? Të arrestuari­t Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça
Të arrestuari­t Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania