Gazeta Shqiptare

U ndërtuan me leje të falsifikua­ra, sekuestroh­en 2 pallate në Shëngjin

Nën sekuestro dhe trualli me sipërfaqe 1146.6 m2 në pronësi të Bledar Dedës në Lezhë Policia: Objektet në pronësi të Agustin Uldedajt

-

Gjykata e Shkallës së Parë të Lezhës ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa pasurive të paluajtshm­e, pasi nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se janë ndërtuar në kundërshti­m me ligjin, me leje të falsifikua­ra. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së këtij qarku dje bënë me dije se të premten, gjykata ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e paluajtshm­e, pallate në ndërtim të një shoqërie sh. p. k. në Kune të Shëngjinit në pronësi dhe administra­tor të shtetasit Agustin Uldedaj. Konkretish­t është vënë nën sekuestro një pallat 5 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2 dhe një pallat 7 katësh, në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712 m2. Gjithashtu, është vendosur nën sekuestro preventive dhe një truall me sipërfaqe 1146.6 m2 në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, e cila është në pronësi të shtetasit Bledar Deda. Në njoftimin e prokuroris­ë së Lezhës thuhet se: "Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi, nga vendimi penal i gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshti­m me ligjin. Njëkohësis­ht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Lezhë u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të gjykatës". Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se ky procedim policor me rezultat "Sekuestro preventive" ësh- të rezultat i bashkëpuni­mit të ngushtë me policinë së Lezhës, e cila ka referuar në prokurorin­ë e këtij rrethi materialet procedural­e mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në lidhje me këto dy

raste për veprat penale: "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Falsifikim dokumentes­h" si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, e cila ka regjistrua­r procedimin penal duke kryer më pas veprimet e

 ??  ?? Pallatet e sekuestrua­ra në Shëngjin
Pallatet e sekuestrua­ra në Shëngjin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania