Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t me plumb në kokë në Bogota të Kolumbisë, shqiptari Adriatik Lagji

Policia : Ngjarja dyshohet të ketë marrë shkas nga trafiku i kokainës Viktima nga Borshi i Sarandës, baba i një fëmije

-

Një tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Amerikën Latine, konkretish­t në Bogota, kryeqyteti­n e Kolumbisë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar në profilin e tij në ' Facebook' detaje mbi vrasjen. Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Lagji. Ndërkaq, Hoxha numëron vrasjet në Ekuador dhe atentatet ndaj shqiptarëv­e, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe në Kolumbi. Ndërkohë, burime për "Gazeta Shqiptare" bëjnë me dije se vrasja e Adriatik Lagjit ka ndodhur në 4 prill. Ai ka qenë i martuar me një kolumbiane dhe është prind i një djali. Në Bogota, Adriatik Lagji nga Saranda njihej me emrin Andrea, ndërsa mësohet se është qëlluar me disa plumba në kokë. "Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil të Ekuatorit, këtë radhë ngjarjet janë zhvendosur në Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokainë i kapur në Maminas një muaj e gjysmë më parë. Këtë radhë viktima është shqiptari nga Borshi i Sa- randës, Adriatik Lagji, i ekzekutuar në kryeqyteti­n e Kolumbisë, Bogota. Policia shqiptare po kërkon informacio­n nga kolegët kolum- bianë nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafi­kun dhe përfshirje­n e shqiptarëv­e në trafikun e kokainës. Lagji kishte kohë që jetonte në kryeqyteti­n kolumbian, Bogota. Dyshimet e policisë janë se kjo vrasje ka të bëjë me luftën për territor të grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës…"-, shkruan gazetari Hoxha.

 ??  ?? Viktima Adriatik Lagji
Viktima Adriatik Lagji
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania