Gazeta Shqiptare

Atentati i supozuar ndaj Tom Doshit, pas 3 vitesh dosja mbërrin në Gjykatën e Tiranës

Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 15 maj

-

TIRANË - Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën në vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën. Pas Odisesë në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe pasi Krimet e Rënda shpallën mos kompetencë­n, edhe Gjykata e Lartë ka larë duart nga gjykimi i kësaj çështjeje, duke e përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në gjykatën e kryeqyteti­t. Sipas Top Channel, burimet pranë gjykatës së Tiranës bënë me dije se pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanë­t më të lartë në vend, u kthye në një loje ping- pongu në gjyqësor. Kjo gjë ndodhi herë për paqartësi nëse duhej të gjykohej një ishdeputet si Frroku bashkë me një deputet si Doshi dhe herë se gjyqtarët i lexuan ndryshe nga njëri- tjetri ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi. Për më shume se 6 muaj dosja qën- droi e pezulluar në Gjykatën e Lartë, në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetues­e, e cila zgjidhi dilemën nëse duheshin gjykuar në juridiksio­n fillestar të tre të akuzuarit. Por kur dosja u riçel në Gjykatën e Lartë, dy prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga gjykimi duke lënë të paplotësua­r trupën. Me rinisjen e procesit u lexuan në gjykatë emrat e 50 dëshmitarë­ve mes tyre politikanë­t më të lartë në vend. Por ndërsa për disa prej dëshmitarë­ve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017- a ish-

ÇËSHTJA DOSHI

Burimet pranë gjykatës së Tiranës bënë me dije se pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanë­t më të lartë në vend, u kthye në një loje ping- pongu në gjyqësor.

te vit zgjedhor, për vetë gjykatën vera 2017- s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompete­ncës. Gjykata e Lartë përdori risinë e re të paketës ku nënvizohet se deputetët do të gjykohen nga Me rinisjen e procesit u lexuan në gjykatë emrat e 50 dëshmitarë­ve mes tyre politikanë­t më të lartë në vend. Por ndërsa për disa prej dëshmitarë­ve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017- a ishte vit zgjedhor, për vetë gjykatën vera 2017- s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompete­ncës.

gjykata e re që do të hapet, por që sipas dispozitës kalimtare për momentin i përkasin Krimeve të Rënda. Ndërkaq, Krimet e Rënda nga ana e tyre e gjetën veten jo kompetent duke ia kaluar sërish Gjykatës së Lartë me argumentin se kjo dosje i

takon një gjykate të zakonshme. Nuk dihet nëse Gjykata e Tiranës do t'i japë zgjidhje kësaj dosjeje, në të cilën thuhet se nuk pati asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, përveçse një bashkëpuni­m mes të pandehurve për të krijuar rrethana të rreme.

 ??  ?? Tom Doshi
Tom Doshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania