Gazeta Shqiptare

Ministria e Arsimit: UT në kaos, dëm financiar dhe shkelje ligji

Raporti "nxin" Mynyr Konin: Ja problemati­ka në Universite­tin e Tiranës "Rektori, mosmarrëve­shje pothuajse me të gjithë"

-

Kaos në Universite­tin e Tiranës, shkelje ligji dhe dëme financiare. Një fakt i tillë konfirmohe­t në raportin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i publikuar edhe nga "Balkanweb".

Konkluzion­et janë nxjerrë nga një grup pune i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku, të cilët kanë konstatuar se në Universite­tin e Tiranës ka "problemati­ka të administri­mit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokolli­mit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjellë konfuzion në ushtrimin e funksionev­e nga të gjitha organet dhe autoritete­t drejtuese të këtij institucio­ni".

Grupi i punës ka konstatuar, gjithashtu, shkarkime të stafit të UT- së të kryer në kundërshti­m me ligjin.

Po ashtu raporti thekson se Rektori Mynyr Koni ka mosmarrëve­shje pothuajse me të gjithë administra­tën, përfshirë drejtuesit e njësive kryesore, ish- kancelarin dhe administra­torin e ri.

PRECEDENTE­T

Pak kohë më parë, përplasja për kompetenca­t ligjore mes rektorit Mynyr Koni dhe kancelarit apo administra­torit të përkohshëm të Rektoratit të Tiranës, Robert Skënderi, ka përfunduar në Ministrinë e Arsimit. "Lufta" me shkresa mes rektorit dhe kancelarit, ka sjellë pasoja në mbarëvajtj­en e punëve në rektoratin e UT.

Sipas bordit të administri­mit në kundërshti­m me ligjin, Rektori ka pezulluar kancelarin nga detyra dhe i ka hequr disa herë të drejtën e protokolli­t dhe për më shumë se dy muaj e ka lënë jashtë institucio­nit. Si pasojë e kësaj përplasje, 65 punonjës të rektoratit nuk kishin marrë pagat prej 2 muajsh.

Administra­tori i përkohshëm deklaroi asokohe se pagat nuk kishin kaluar, pasi ai kishte përjashtua­r nga borderotë rreth 10 punonjës dhe kjo gjendje do të vazhdojë derisa të sqarohet edhe pozicioni i tyre juridik.

Sipas tij në këtë kategori janë, tre punonjës të shkarkuar nga ai me urdhër të bordit, tre punonjës të emëruar nga rektori Koni. Kjo në shkelje të ligjit, pasi janë komanduar nga rektori, i cili është jashtë ko- mpetencave të tij. Ndërsa 2 punonjës të tjerë janë pushuar po nga rektori, sërish jashtë kompetenca­ve.

Për shkak të këtyre 10 personave mbahen peng edhe 65 punonjës të tjerë pa u paguar. Rektori Koni me anë të një shkrese drejtuar shefes se Financës, e urdhëron të mos pranojë kalimin e asnjë borderoje që nuk i vjen e miratuar nga drejtoresh­a e burimeve njerëzore. Në të kundërt do të merren masa administra­tive ndaj saj. Sipas Kancelarit kjo shkresë është në shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetenca­ve, ndërsa drejtoresh­a e burimeve njerë- zore është e shkarkuar prej tij nga detyra në vijim të urdhrave të bordit të administri­mit.

Kancelari Skënderi u shpreh asokohe se kjo ishte arsyeja që pagat nuk kanë kaluar ende dhe se në këtë moment duhet të ndërhyjë ministria përgjegjës­e për të zgjidhur këtë situatë, i dorëzuar përpara kësaj paligjshmë­rie që ka mbërthyer institucio­nin.

 ??  ?? Rektori Mynyr Koni
Rektori Mynyr Koni
 ??  ?? Faksimile nga raporti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Faksimile nga raporti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania