Gazeta Shqiptare

Zanafilla e romanit “Lumi i Vdekur” të Jakov Xoxës

-

shumëllojs­hmërinë e vet: fshesa kripje, jamruk, truska, çole , grëmi i kripur, shkurre marinash dhe labot i egër.

Dielli kish anuar shumë nga perëndimi, po rrezet e tij e kishin nxehur tokën e çarë kënetore gjat tërë ditës. Avujt e kripur sikur dridheshin dhe shumë figura bimësh edhe kafshësh transfigur­oheshin, dukë marrë pamje vigane për arësye të iluzioneve optike. Atë çast xhamat e dritareve të Manastirit të Shën- Mërisë në kodrën e Apolonisë reflektoni­n butësisht rrezet e diellit në perëndim e sipër. Flladi që vinte nga deti përhapte erën e kripur të gjolit të përtharë, që kishte edhe atë aromën ngacmuese te jodit . Në ecje e siper nd-

jehej ajo kënaqësi që të jepë natyra virgjine me gjithë erëzat e saj dehëse të bimëve të egëra. Pasi kishim ecur nga dalë gati për një gjysëm ore përmidis bimësisë kënetore, ndalëm dhe u ulëm tek një trung druri të rrëzuar nga barinjtë e merasë. Ndodhëshim në atë pjesë të kullotës që ishte krejt shëllire dhe e zhveshur nga çdo lloj bimësie.

- Këtë pjesë të kullotes e quajnë Trokas dhe është vendi më i pëlqyer i barinjve.. Këtu luhet cingël, dokërr dhe bidakthi me shumë kënaqësi.

- Po pse të jëtë aq i pëlqyer?- tha Jakovi..

- Sepse nuk të humbet as cingëla, as dokërra edhe kur i jep me aq forcë sa të ha krahu.

Jakovit siç dukej i kishte tërhequr vëmendjen emri i asaj ngastre me shëllirë të thatë “Troka- s” dhe vazhdoi të më thoshte:” Po sikur ta quajmë Vendi Trokth”?

- Është mbase e njëjta gjë, ia kthëva unë, vëtëm se ndryshojmë gjininë gramatikor­e.

Edhe për këtë rast ai seç shkroi në bllokun e tij të shënimeve. Nuk e pyeta për efektin që do të kishte ky detaj toponomast­ik “Troka- s” në “laboratori­n” krijues të shkrimtari­t . Vëtëm se kur u botua romai “Lumi i Vdekur”, morëm vesh se ngjarjet e subjektit të veprës, që fillonin në Grizë, vijnë e shtjellohe­n në fshatin tjetër, pranë Lumit të Vdekur, që quhet Trokth. Siç do të shkruante vetë Jakovi:” Trokthi ne roman është fshati Shën- Pjetër”

Mars, 30 - 2018 Massschuse­tts

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania