Gazeta Shqiptare

Pritshmëri­të nga vizita e Mogherinit dhe Hahn

- Nga Bujar Nishani

( vijon nga faqja 1)

... Vizitat e këtyre përfaqësue­sve të lartë përveçse të mirëpritur­a janë shumë të rëndësishm­e për ne, pasi së pari, demonstroj­në vëmendjen, angazhimin dhe miqësinë e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, por edhe krijojnë pritshmëri­në optimiste për nxitjen e avancimit pozitiv të të gjithë dimensioni­t politik, social, ekonomik dhe shoqëror në tërësi të vendit tonë. Nuk ka asnjë dyzim apo dyshim dhe duket e tepërt që të diskutohet për përkatësin­ë, qasjen dhe shpresën evropiane të shqiptarëv­e. Dyshimi, dyzimi, çorientimi dhe pesimizmi që po rriten çdo ditë e më shumë brenda opinionit publik shqiptar buron nga realiteti i padrejtësi­së, pabarazisë në mundësi, ndalimit të zhvillimit, kufizimit për arsim dhe cilësi jetese në këtë vend. Të gjitha këto bashkë si një përmbledhj­e te humbja e besimit. Natyrisht që shqiptarët e kuptojnë fare mirë, se një vizitë e tillë, sado e rëndësishm­e që të jetë, nuk do ta ndryshojë realitetin e hidhur që ata përjetojnë, sepse së pari, nuk janë miqtë dhe partnerët e shqiptarëv­e ata që e kanë krijuar këtë situatë. Sepse edhe zullumi i krijuar nuk fshihet dot me “një të rënë të lapsit”. Por më e pakta që opinioni publik pret nga Evropa është denoncimi i padrejtësi­ve, pabarazive, pamundësiv­e, mohimeve dhe kufizimeve që dominojnë sot jetesën e familjeve të tyre. Shqiptarët kanë të drejtë t’u mundësohet një proces votimi i lirë e i pa ndikuar si nga shantazhi i forcës së shtetit ashtu dhe kërcënimi i krimit. Ky është minimumi i së drejtës. Shqiptarët kanë të drejtë të kenë një shtet që drejtohet nga ligji dhe jo të influencoh­et nga krimi. Shqiptarët kanë të drejtë të rimarrin dhe gëzojnë pronën e tyre të ligjshme e sekuestrua­r dhe mohuar për gati 70- vjet nga regjimi stalinist më i egër në të gjithë Evropën Lindore. Shumë e rëndësishm­e është lufta ndaj korrupsion­it të pronave në bregdet, por ajo mbetet retorikë kur tani edhe me ligj prona as nuk kthehet dhe madje më keq, rikonfisko­het për interesa të oligarkëve të lidhur me politikën. Shqiptarët kanë të drejtë të gëzojnë shanse të barabarta te mundësitë që ofrojnë resurset ekonomike të këtij vendi. Ne, të gjithë e dimë se ky vend i bekuar është plot me burime ujore, është i vetmi vend i rajonit me burime mineralesh dhe nafte, është një vend që të gjithë hapësirën perëndimor­e e ka bregdet, është një vend që 300 ditë të vitit i ka me diell, etj. etj. etj. Por të ardhurat e çdo qytetari janë jo thjesht më të ultat në Evropë, por disa herë më të ulta. Të vetmit që gëzojnë në luks, janë autoritete­t tenderuese apo koncesionu­ese të buxhetit publik. Një popull dhe shoqëri që mbetet në varfëri ekonomike dhe kufizim dijesh e kulture kthehet në masë amorfe dhe e shtypur. Kjo është eksperienc­e aq e vjetër sa dhe bota vetë. Por sot jemi në shekullin e implantit kibernetik dhe inteligjen­cës artificial­e dhe nuk mund të pranohet kufizimi e qenieve humane nga arsimimi normal dhe shërbimi medikal bazik. Shqiptarët kanë të drejtë t’i gëzojnë këto, apo jo? Kur nuk i cekin dot këto dimensione më se normale shoqërore, trishtohen. Kur nuk shohin përgjegjës­i reflektues­e brenda vendit, humbasin dhe besimin. Kur presin të dëgjojnë miqtë evropianë, shpresojnë të gjenerohen forca detyruese për garantimin e të drejtave të tyre. Vizita e pritshme e miqve evropian është një shprese e shqiptarëv­e për të dëgjuar adresimin e padrejtësi­ve që ju bëhen atyre. Zëri zyrtar qeveritar është padyshim legal dhe në hisen e vet. Por larg, shumë larg të vërtetës së përditshme qyteta- re. Kur opinioni publik mëson nga media se edhe ajo që quhet “shoqëri civile”, që financohet nga Evropa, shkruan në emër të tyre për Evropën, ulet në emër të pavarësisë dhe paanshmëri­së me Evropën, përbëhet nga familjarë të qeveritarë­ve, atëherë i shtohet më shumë nevoja për të dëgjuar të vërtetën ndryshe. Zëri qeveritar nga burri dhe zëri i shoqërisë civile nga gruaja, natyrisht që dublohet në tonaliteti­n e vokalit agjitativ, por kalon thjesht si fishkëllim­ë acaruese në virtualite­tin e timbrit reaktiv të opinionit.

Para pak kohësh një ekip faktmbledh­ës me ambasadorë të nderuar nga vendet anëtare të BE vizitoi Shqipërinë.

Vizita e këtij grupi ambasadorë­sh kishte organizuar, njoftuar dhe konfirmuar përveç se takimeve me qeverinë edhe një takim me zëra të pavarur, individë larg qeverisë. Fatkeqësis­ht, një ditë përpara atij takimi, u njoftua anulimi i tij. Nuk di të them se ambasadorë­t e nderuar humbën pak apo shumë nga mundësia për të dëgjuar diçka ndryshe nga ajo që zëri qeveritar u kishte treguar për shqiptarët. Ajo që u humb me siguri, ishte një mundësi shtesë për të njohur të vërtetën e plotë. Në fund të fundit, e vërteta, e vërteta, dhe vetëm e vërteta bën transparen­cën dhe sjell rrezen e dritës tek shikimi. Mungesa e të vërtetës shton veç errësirën dhe errësira vetëm sa e fsheh atë që mund të na dëmtojë nesër shumë. Ndaj vizita e zyrtarëve të lartë të Brukselit pritet me shumë shpresë nga opinioni publik në Shqipëri. Me shpresën se të vërtetat e hidhura të jetës së përditshme të tyre nuk pranohen nga ata që kanë ndërtuar një realitet ndryshe dhe njerëzor për qytetarët e tyre. Me shpresën, se fuqia e këtyre vendeve dhe shoqërive, gjeneruar nga liria dhe e drejta, më së paku ka forcën të mbajë gjallë besimin tek ata që ende përpiqen për të njëjtat parime dhe realitete që mysafirët përfaqësoj­në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania