Vasili, Ramës: Pse nuk flet për bombardimet e SHBA në Siri?
Kreu
i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në "Facebook" i kërkon kryeministrit Rama që të reagojë për sulmet e SHBA në Siri. Ai thotë se Rama nuk ka bërë asnjë koment duke qepur gojën, pasi në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorosi. "Regjimi i Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri nga SHBA, Britania dhe Franca, që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendruar laboratorët e prodhimit të armëve kimike. Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri, sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorosi. Kryeministri që komenton çdo budallallëk të mundshëm më të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet që SHBA udhëhoqi në Siri", u shpreh Vasili. "Sigurisht për kryeministrin, që urren presidentin Trump fjalët nuk i dalin nga goja, sepse Trump po udhëheq një aksion të nivelit botëror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe veçanërisht në Siri. Turp për kryeministrin që i kundërvihet Amerikës dhe shqiptarëve duke heshtur. Fol kryeministër, boll u frike; për të mirën e njerëzimit, Amerikën e drejton Trump, jo Sorosi", u shpreh Vasili.