Gazeta Shqiptare

Negociatat me BE, Merkel: Ka ende disa parakushte deri në qershor

Kryeminist­ri pritet nga Kancelarja gjermane: Vendimi i Berlinit në javët që vijnë Rama: Kemi bërë reforma, Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë

- Darina Tanushi

Kancelarja gjermane Angela Merkel inku rajon Shqipërinë të plotësojë edhe disa kushte të tjera, para vendimit të qershorit. Gjatë takimit në Berlin, me kryeminist­rin shqiptar Edi Rama, Kancelarja tha se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishm­e, siç është reforma në drejtësi, ndërsa shprehu mbështetje­n e saj për më tej, por pa deklaruar qartë mbështetje­n e Gjermanisë në vendimin e qershorit, në Këshillin Evropian. Gjatë konferencë­s së përbashkët, Kancelarja Angela Merkel u shpreh: "Unë mendoj se të dy duhet të falënderoj­më shumë presidencë­n bullgare, e cila kujdeset në mënyrë të pabesueshm­e shumë për çështjet thelbësore të rajonit, çka ka çuar në atë që të kemi një rritje të vazhdueshm­e të vizitave të politikanë­ve europianë drejt rajonit. Ne do të këshillohe­mi se si do të operojmë më tej në procesin e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ju e dini se ne jemi të bindur se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektiv­ë europiane, që edhe ato një ditë të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian". "Komisioni më 17 prill ka propozuar që të mund të nisin negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë. Për këtë, ne do duhet të konsultohe­mi me Këshillin Europian në fund të qershorit. Që të mund të hapen negociatat e anëtarësim­it ka një sërë parakushte­sh. Shqipëria disa i ka plotësuar fort. Ka parakushte të caktuara për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimt­ar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo a është bërë përparim i mjaftueshë­m. Për këtë do të flasim edhe me kolegët tanë europianë", - tha Merkel. Merkel shtoi se takimi i djeshëm me Ramën ishte shumë i rëndësishë­m për të mësuar se si i sheh ai plotësimin e parakushte­ve të ndryshme dhe se si Gjermania do të mundë që në këtë rast ta mbështesë Shqipërinë në realizimin e reformave. "Këtë e kemi bërë e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej.

Unë dua ta them shprehimis­ht se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishm­e dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime", u shpreh

Merkel. "Kemi folur edhe në takimin e fundit për këto, si për shembull, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë, sepse nëpërmjet reformës në drejtësi, forcohet tërë integritet­i dhe besueshmër­ia e tij. E dimë se procesi i vetingut tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj kryeminist­rin dhe të vazhdojë këtë rrugë", - tha Merkel. "Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen në mënyrë që në qershor të marrim një vendim",- theksoi Kancelarja.

KRYEMINIST­RI

Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh: "Sot jam krenar që edhe falë mbështetje­s së Gjermanisë, vij këtu, pasi Shqipëria ka kryer një reformë të thellë të drejtësisë, e cila konsideroh­et nga Komisioni Europian, qoftë në Paketën e Zgjerimit, qoftë në Raportin e fundit të Progresit, si një model për t'u shtrirë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe vendet që janë aktualisht duke negociuar e ndërkohë, ne kemi nisur me rezultate shumë inkurajues­e zbatimin e ligjit të vetingut". "Për këto dhe për plotësimin e të gjitha detyrave të shtëpisë në këtë fazë të parë të procesit, kemi marrë rekomandim­in pozitiv, pa kushte, nga Komisioni Europian për çeljen e negociatav­e dhe unë shpresoj shumë se do të marrim dhe mbështetje­n e Gjermanisë dhe të Kancelares në qershor", - theksoi Rama. Po ashtu Rama tha se "ne e dimë fare mirë se ky nuk është fundi. Ky është vetëm momenti i mbylljes së një faze dhe hapjes së një faze të re. Ka shumë reforma, shumë ndryshime dhe shumë sakrifica që duhen bërë për ta merituar një ditë anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Por, njëkohësis­ht, unë kam ardhur këtu për t'i përcjellë Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë dhe energji në pritje të çeljes së negociatav­e, sepse e ka merituar këtë dhe, sepse, duke u bërë pjesë e grupit të vendeve që po negociojnë në rajon, ne hyjmë në një fazë ku, siç e thashë, kemi jashtëzako­nisht shumë për të bërë, ku marrim një energji të re dhe një mbështetje të madhe të të gjithë shqiptarëv­e, në një proces ku shqiptarët e shohin veten të lidhur me të ardhmen e tyre".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania