Gazeta Shqiptare

Vlahutin paralajmër­on politikanë­t: Kur të nisin negociatat, do të trembeni

Ambasadorj­a e BE tek ' Integrimi': Ju presin shumë fluturime në linjën Tiranë- Bruksel "Nuk ka dhurata, duhet të arrini standardet"

-

Ambasadorj­a e BE, Ro mana Vlahutin, i paraqiti dje Komisionit Parlamenta­r të Integrimit raportin prej 107 faqesh të Komisionit Europian për rekomandim­in për hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Vlahutin nënvizoi se pas çeljes së negociatav­e, puna do të jetë jashtëzako­nisht e vështirë. Por, pasi lexoi pikat kryesore të raportit, ambasadorj­a e delegacion­it të BE- së në Tiranë paralajmër­oi politikën shqiptare se i pret një punë e madhe, nëse miratohet zyrtarisht hapja e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. Gjatë diskutimit me deputetët shqiptarë për progres- raportin, Vlahutin theksoi se ndryshimet që do të ndodhin nëse nisin negociatat, do të bëjnë që shumë politikanë të tremben. "Shqipëria ka arritur në atë fazë ku vende të tjera në proces kanë qenë në momentin që iu është dhënë rekomandim pozitiv për negociata. Puna që vendit do t'i duhet të bëjë gjatë negociatav­e për anëtarësim është diçka nga e cila duhet të jeni paksa të trembur, sepse do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë invazive, kështu që duhet të bëheni gati edhe për këtë. Këto quhen negociata, por në thelb nuk ka asgjë për t'u negociuar, kështu që unë më mirë do t'i quaja bisedime për anëtarësim. Do t'ju duhet të përafroni legjislaci­onin, por edhe sjelljen tuaj në standardet e Bashkimit Europian. Ajo që negociohet janë afate, që nënkupton koha që ju duhet", u shpreh Vlahutin. Sa u përket 5 prioritete­ve të BE- së për Shqipërinë, ambasadorj­a theksoi se ato do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur vendi të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. "Absolutish­t mbeten si përparësi. Do të mbeten përparësi absolute gjatë negociatav­e, do të mbeten të tilla edhe pasi vendi të hyni në BE. Rekomandim­i pozitiv parashikon se shihet progres konstant", tha Romana Vlahutin. Ajo theksoi rëndësinë e reformave, të cilat sipas saj do luajnë rol në bindjen e vendeve të BE për çeljen e negociatav­e në muajin qershor. "Reformat të ruhen e të thellohen. Të shohim çdo të mendojnë shtetet anëtare në qershor për negociatat. Duhet konsensus konkret në veprime dhe jo vetëm në retorikë. Vullneti politik është thelbësor. Informacio- Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë prezantimi­t të progresrap­ortit të KE në komisionin parlamenta­r apeloi që mazhoranca dhe opozita duhet të ulin retorikën konfliktua­le.

net vijnë nga dhjetëra burime të ndryshme, në fund raporti duhet të miratohet nga i gjithë kolegji, duhet të marrë një vendim njëzëri dhe kjo është ajo që ndodhi me Shqipërinë kur u hap drita e gjelbër", theksoi zj. Vlahutin. Sa u përket 5 prioritete­ve të BE- së për Shqipërinë, ambasadorj­a thek- "Unë nuk besoj në lobim. Lobimi është mbivlerësu­ar. Besoj në cilësinë e rezultatev­e. Nuk është puna e komisionit të shkojë e të bindë të tjerët. KE ka një opinion të qartë që Shqipëria ka arritur në fazën për të çelur negociatat. Fakti që ka shumë sfida janë të mirëpërshk­ruara edhe në raport", tha Vlahutin.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Integrimit
Mbledhja e djeshme e Komisionit Parlamenta­r të Integrimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania