Gazeta Shqiptare

Paloka- Selamit: Katër vjet në Kuvend, asnjë fjalë kundër Ramës

"Prit kur të vijë lajmi që një tjetër ish- deputet i PD- së fitoi garën për në OKB" "Dilni nga hiçi, kur Rama është në ditë të zezë "

- Valentina Madani

Eduard Selami, kryetar dhe ish- kandidat për Partinë Demokratik­e, u është bashkuar kritikëve të Lulzim Bashës duke e quajtur këtë të fundit si kryetar me vota të vjedhura. Se e cilësoi Bashën si zhgënjim dhe gënjeshtar. Ish- deputeti i PDsë deklaroi dy ditë më parë se Basha aty e kishte drogën edhe më parë kur qeveriste vetë. Ndaj sipas tij ka ardhur koha që zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar duhet të japin llogari para drejtësisë. Selami humbi garën përballë Bashës në korrik për postin e kryetarit të PD në një proces të shumë kontestuar. "Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsion­i. Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija. Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan. Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze. Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje, por si shpresë. Dhe t'i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti",- tha z. Selami. Por nisur nga këto akuza, në nënkryetar­i i PD- së, deputeti Edi Paloka i është përgjigjur deklaratav­e të ish- deputetit Eduard Selami, rivali i Bashës në garën për kreun e PD- së. "Katër vjet në parlament, asnjë fjalë kundër Ramës. Demokratet emrin ju a dëgjonin sa herë që Rama kërcënonte se i kishte votat edhe te disa deputetëve demokratë për të miratuar çdo gjë në parlament edhe nëse Partia Demokratik­e ishte kundër. Sot na thonë se qenkemi një soj me Ramën, madje "për punët e këqija" qenkemi bashkë… Sa herë Rama është në ditë të zezë "çuditërish­t" dalin nga hiçi këta. Ndërkohë demokratët e thjeshtë, ata që i kanë votuar, që vetëm kanë sakrifikua­r e kurrë përfituar, janë aty e shohin… Prit kur të shohim ndonjë lajm tani që një tjetër ish- deputet i PD- së fitoi garën për në OKB. Faleminder­it Edvin…", shkruan z. Paloka në

' Facebook'. Në një bisedë në forumet e UET- it ish- deputeti demokrat e cilësoi Berishën një autokrat klasi, prej të cilit edhe u largua nga drejtimi i partisë, Bashën e quajti si rrëmbyesin e partisë, ndërkohë që shtoi se

"për punët e këqija PS dhe PD janë bashkë dhe janë njësoj". "I vetmi deputet që kanë atje, po tregojnë se ky është i mbytur nga droga. Jo, mo, jo, aty ishte droga. Edhe këta që kanë qenë përpara, po atë punë kanë bërë. Njësoj janë. "Katër vjet në parlament, asnjë fjalë kundër Ramës. Demokratët emrin ju a dëgjonin sa herë që Rama kërcënonte se i kishte votat edhe të disa deputetëve demokratë për të miratuar çdo gjë në parlament edhe nëse Partia Demokratik­e ishte kundër",tha z. Paloka.

Fatkeqësis­ht. Po t'i shikosh me sytë e kohës, duke notuar pa uniformë janë. Më e keqja për Shqipërinë është se ata janë bashkë për punët e këqija. Kundërshta­ri kryesor i tyre është Perëndimi",tha z. Selami.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania