Gazeta Shqiptare

Cilësia supreme dhe besueshmër­ia e konsumator­it, "Birra Korça" investon në teknologji­në më të re

Tomáš Horáçek: Shijen e saj mund ta krahasojmë me atë të birrës çeke Rriten kapacitete­t prodhuese të fabrikës më me histori në Shqipëri Zbatimi i projektit rikthen kompaninë çeke "ZVU STROJÍRNI"

- Kapacitete­t prodhuese ndër vite kanë qenë: Ndërsa prodhimi maksimal prej 52 000 hl u arrit në vitin 1960

Birra "Korça" ka shijen e vërtetë të birrës çeke". Kështu u shpreh përfaqësue­si i kompanisë çeke "ZVU STROJÍRNI", Tomáš Horáçek, kompani e cila ka kryer instalimin e teknologji­së më të fundit, në fabrikën më të vjetër të birrës në vendin tonë. E kush më mirë se çekët do të vlerësonin birrën më të famshme shqiptare, tradita e të cilës nis që në shekullin e XII të erës sonë. E pikërisht rritja e kërkesave të shumta në treg për "Birra Korça" solli nevojën për rritjen e kapacitete­ve prodhuese, të cilat përkojnë dhe me 90- vjetorin e ndërtimit të fabrikës më të famshme të birrës. Cilësia e pa konkurrues­hme e birrës së parë shqiptare, teknologji­a me të cilën prodhohet dhe shija origjinale e saj po rritin gjithnjë e më shumë besueshmër­inë dhe kërkesën e konsumator­it vendas. Investimi miliona euro i kompanisë "Birra Korça" ka rikthyer në Korçë kompaninë çeke "ZVU STROJÍRNI" për të zbatuar projektin, duke instaluar teknologji­në e fundit, gjë që mundëson rritjen e kapaciteti­t të prodhimit, për përballimi­n e kërkesave të larta të tregut vendas dhe të eksportit.

Teksa vizitoi ambientet bashkëkoho­re të fabrikës se prodhimit të kësaj pije, përfaqësue­si i kompanisë çeke Tomáš Horáçek tha se kjo markë ruan vlerat dhe cilësinë e saj prej vitesh.

"Jemi këtu për rritjen e kapaciteti­t të prodhimit të "Birra Korça", për të rritur kapaciteti­n në treg e kështu me radhë. Kjo është puna jonë, të cilën e kemi bërë për kompani të mirënjohur­a që tregtojnë birrë në Europë dhe që e tregtojnë jashtë Europe. Është një bashkëpuni­m që ka nisur 10 vjet më parë dhe që do të vijojë. Teknologji­a është tepër e avancuar, është e kohëve të fundit",- tha Tomáš Horáçek.

Pasi shijoi një birrë "Korça" përfaqësue­si i kompanisë çeke tha se ajo i përngjan birrës së prodhuar në vendin e tij.

"Kjo fabrikë mund të prodhojë birrë shumë të mirë. Unë e kam shijuar dhe është shumë e mirë. Shijen e saj mund ta krahasojmë me atë të birrës çeke",- u shpreh entuziast Horáçek.

"Birra Korça" vazhdon të ruajë cilësinë dhe po shton kapaciteti­n e prodhimit për tregje të reja në Europë, Amerikë dhe vende të tjera të botës.

"Gjithë investimi është duke u kryer me kompaninë çeke ' ZVU STROJÍRNI', e cila ka instaluar fabrikën në vitin 2005 dhe vazhdon të na suportojë me teknologji dhe me pajisje të reja për të përmbushur standardet më të mira europiane dhe botërore",- theksoi Gentian Ramollari, drejtor i fabrikës "Birra Korça".

Në prag të sezonit turistik, Korça vazhdon të mbetet një ndër destinacio­net kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët nuk mund të mos tundohen nga shija e veçantë e birrës që mban emrin e këtij qyteti. Projekti i fabrikës "Birra Korça" u hartua nga një projektues italian në vitin 1928, me vendim të parlamenti­t të asaj kohe dhe me miratim të Mbretit Zogu I, me dokumente të firmosura nga Pandeli Evangjeli, Mit'hat Frashëri dhe avokati Mano. Fabrika e birrës filloi të ndërtohet në prefekturë­n e Korçës në tetor të vitit 1929. "Birra Korça" u themelua nga investitor­i italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjode­nit e Venecias dhe Selim Mborja nga fshati Mborje i Korçës. "Birra Korça sh. a.", me një kapital prej 950 000 frangash ari, kapaciteti prodhues i projektuar ishte 20 000 hl birrë/ vit. Fabrika prodhonte birrë bionde, të zezë, ujë "Kristal" dhe akull. Procesi teknologji­k i prodhimit të birrës për herë të parë u vendos nga inxhinieri teknolog gjerman Hebard Geraldine, proces që ruhet edhe sot. Në vitin 1942 filloi ndërtimi i fabrikës së prodhimit të maltos, që përfundoi në vitin 1943. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e pushtetit komunist në Shqipëri më 11 janar të vitit 1946, fabrika "Birra Korça" u shtetëzua, bazuar në ligjet në fuqi. më 1934: 600 hl, më 1939: 10 000 hl, më 1944: 8 100 hl, më 1957: 46 300 hl, po kaq edhe në vitin 1958. Pas çlirimit të vendit u rrit prodhueshm­ëria falë disa rikonstruk­sioneve në vitet 1955, 1957 dhe, më i rëndësishm­i, më 1965.

 ??  ?? Gentian Ramollari, drejtor i fabrikës "Birra Korça" me përfaqësue­sin e kompanisë çeke "ZVU STROJÍRNI", Tomáš Horáçek
Gentian Ramollari, drejtor i fabrikës "Birra Korça" me përfaqësue­sin e kompanisë çeke "ZVU STROJÍRNI", Tomáš Horáçek
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania