Gazeta Shqiptare

Tragjedi në Kamëz, grabitësit vrasin babain e 4 fëmijëve

Flasin dëshmitarë­t: Merita e gjakosur kërkonte ndihmë, si e gjetëm çiftin… Plagoset rëndë gruaja e Agim Bucit. Policia vë shpërblim për vrasësit

-

Babai i katër fëmijëve të vegjël është qëlluar për vdekje ndërsa bashkëshor­tja e tij është plagosur teksa tentonin të ndalonin grabitësit që donin t'u vidhnin minimarket­in e vogël, të vetmin burim që mban me bukë familjen Buci. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kamzë, në rrugën "OSCE", e cila prej vitesh kridhet në terr. Pikërisht impenjimi i njerëzve për të parë gjysëmfina­len e Champions League dhe mungesa e energjisë u kanë dhënë shans grabitësve të sulmojnë marketin e vogël. Ngjarja ndodhi mbrëmë në ora 21.00. Grabitësit kanë hyrë në dyqan për të marrë xhiron e ditës ndërsa kanë hasur në rezistencë­n e pronarit 52- vjeçarit Agim Buci. Ata kanë qëlluar drejt pronarit, i cili fatkeqësis­ht nuk mundi të shpëtojë dhe gruas së tij 44- vjeçare Meritës, e cila sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. "Dëgjuam krisma por s'i dalluam deri sa dëgjuam britmat e Meritës së shkretë që kërkonte ndihmë",- thotë për "Gazeta Shqiptare" një mesoburrë që ka shtëpinë aty pranë. Pas për- leshjes me armë autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë që thuhet se është një BMW e zezë. Policia e Tiranës ka vënë në dispozicio­n 500.000 lekë shpërblim për cilindo nga qytetarët që do të japë informacio­n të vlefshëm për kapjen e autorëve duke Policia e Tiranës ka vënë në dispozicio­n 500.000 lekë shpërblim për cilindo nga qytetarët që do të japë informacio­n të vlefshëm për kapjen e autorëve duke garantuar anonimatin e tij ndërsa numri që mund të telefononi është 069 41 10 299.

garantuar anonimatin e tij ndërsa numri që mund të telefononi është 069 41 10 299. Uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarj­e pas ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Kjo është grabitja e tretë me viktima brenda dy muajve . R. D.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania