Gazeta Shqiptare

Vetingu, shtyhet vendimi për gjyqtaren e Kushtetues­es Altina Xhoxhaj

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it kërkoi ditën e djeshme më shumë kohë në dispozicio­n për të vendosur nëse gjykatësja kushtetues­e Altina Xhoxhaj do të rikonfirmo­het në detyrë, apo do të largohet nga sistemi i drejtësisë. Nxjerrja e vendimit u shty nga KPK me pretendimi­n se u nevojitet me shumë kohë për të llogaritur likuiditet­itet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohe­t se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat dhe nuk justifikon blerjen e një apartament­i. "Për shkak të materialev­e të dërguara ditën e seancës dëgjimore, në lidhje me likuiditet­et që kërkojnë më shumë kohë për llogaritje, seanca për shpalljen e vendimit shtyhet më datë 3 maj 2018",- u shpreh trupa gjykuese. Në seancën e së hënës komisioni deklaroi se sipas Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasuria e Xhoxhaj është e justifikua­r. Por KPK ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartament­e e truall në Tiranë dhe Durrës, si dhe një shumë prej 4.4 milionë lekë. Trupa gjykuese, e cila përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa, njoftoi se ka kryer hetim më të thelluar lidhur me pasurinë e gjyqtares, prej ku ka rezultuar se ajo ka bërë deklarime të pavërteta. "Xhoxhaj ka apartament banimi 101 m2 në rrugën ' Reshit Petrela', blerë 61 mijë e 50 euro. Ka truall me sipërfaqe 221.9 m2, blerë në vitin 2013 në Gjirin e Lalzit, si dhe apartament 2+ 1 plus verandë po në Gjirin e Lalzit. Xhoxhaj ka disa llogari kursimi së bashku me bashkëjetu­esin. Asaj i është kërkuar shpjegim për këtë pasuri. Gjyqtarja nuk i ka sjellë disa dokumente në kohë. Xhoxhaj sot ka barrën e provës për të provuar burimin e pasurisë për apartament­in me sipërfaqe 101 m2. Ajo ka bërë deklarime të pavërteta. Janë afër 4.4 milionë lekë për të cilat nuk ka justifikim në dokumentac­ion. Kemi informacio­ne konfidenci­ale. Apartament­in 2+ 1 në Gjirin e Lalzit ka rezultuar se nuk e ka blerë me para të ligjshme dhe nuk justifikoh­et. Në truallin me sipërfaqe 221.9 m2 Xhoxhaj ka përfituar 100 m2 më tepër nga çfarë i takonte. Kemi verifikuar edhe TIM- s për këtë gjyqtare, burimin e pagave dhe rezulton se Xhoxhaj nuk i justifikon të ardhurat. Edhe bashkëjetu­esi i gjyqtares mban para cash tej kufirit të lejuar me ligj. Në vitet 20032004 Xhoxhaj ka bërë deklarime të pasakta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania