Gazeta Shqiptare

Vrasja e 19- vjeçarit në Greqi, familjarët fajësojnë policinë: Vrasësit shqiptarë u larguan nga Kakavija

Zbulohet identiteti i njërit prej autorëve, shtetasi A. Z.

-

Pas

vrasjes së 19- vjeçarit grek në Athinë, nga tre shqiptarë për një borxh prej 170 eurosh, familjarët e të riut fajësuan policinë për hetimet. Avokati i familjes, Alexis Kougias thotë se neglizhenc­a e tyre ka bërë që 3 shqiptarët e dyshuar të arratisen nga vendi. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar inicialet e njërit prej shqiptarëv­e të shpallur në kërkim. Ai është një 23vjeçar me iniciale A. Z.. Sakaq familja e viktimës, Thomas Heliotis bën të ditur se që nga momenti i parë pas krimit, policisë iu treguan foto të vrasësve, por policia pranoi se 2 prej të kërkuarve kishin kaluar normalisht pak orë më pas, kufirin në Kakavijë dhe nuk u ndaluan. Familjarët dhe avokati i tyre Alexis Kougias u takuan me shefin e departamen­tit të krimeve për të diskutuar rreth hetimeve të vrasjes së djalit të tyre. Sipas tyre, nëse policia do të kishte vepruar më shpejtë, ata mund të ishin arrestuar. Familja ngre pikëpyetje se përse policia greke e nx- ori deklaratën zyrtare për 3 shqiptarët në datën 24 prill, në një kohë që kishin dëshmi të plota dhe foto që nga momentet e para pas krimit. Autoritete­t greke i kanë identifiku­ar 3 shqiptarët e dyshuar. Dy ditë më parë u zbardh krimi, ndërsa mediat greke raportuan se autorët janë 23, 24 dhe 33 vjeç. Ndërkohë, burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se 3 shqiptarët, që tashmë janë identifiku­ar, nuk kanë hyrë në territorin shqiptar. Autoritete­t greke po bashkëpuno­jnë me palën shqiptare për kapjen e 3 autorëve të dyshuar. Sakaq hetimet zbuluan se shkak i vrasjes ishte fakti se 19vjeçari i kishte dhënë njërit prej tyre 170 euro për të blerë disa doza kanabisi nga shqiptarët, por këta të fundit nuk ia dhanë. Por familja Heliotis i tha policisë se dja- li i tyre nuk ishte i përfshirë në çështje droge. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05: 20 të 18 marsit, tre shqiptarët 23, 24 dhe 33 vjeç kapën në rrugë 19- vjeçarin dhe dy shokë të tij. Gjatë konflik- tit, 33- vjeçari shqiptar qëlloi me thikë adoleshent­in, si dhe tentoi të sulmonte edhe dy shokët e tij. 19- vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

 ??  ?? Viktima Thomas Heliotis
Viktima Thomas Heliotis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania