Gazeta Shqiptare

U vetëvra brenda në komisariat, përcillet në banesën e fundit polici

-

"I bëj thirrje kryeminist­rit nga atje ku ka dalë urdhri dhe ministrit të Brendshëm që para se të arrestojë dhe të shoqërojë në polici tre djem të Shkodrës, do të duhet të merret me deputetët e mazhorancë­s dhe ministrat e mazhorancë­s, të cilët kanë ngrënë bukë me bandat kriminale dhe kjo është totalisht e papranuesh­me. Forca reaguese e opozitës shqiptare ka për të qenë maksimale. Ky është një test, të cilin ne e hedhim poshtë dhe nuk e pranojmë. E drejta kushtetues­e e protestës është e garantuar me Kushtetutë, është e garantuar me Kartën e Lirive", u shpreh deputeti Gurakuqi. FIER - Mesditën e djeshme është përcjellë për në banesën e fundit punonjësi i policisë së Fierit, i cili i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, brenda ambienteve të fjetores së Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit. 46- vjeçari Kastriot Fafaj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve ( një djalë dhe një vajzë) la pas dhimbje. Familjarë, miq, kolegë të tij u bënë pjesë e ceremonisë mortore të Fafajt, ndërsa dhimbja është ulur këmbëkryq për ikjen e beftë të të dashurit të tyre. Pas ngjarjes, babai i Kastriotit u shpreh se djali kishte vrarë veten për shkak të vetingut dhe procedurav­e të shumta që kërkoheshi­n për të plotësuar një sërë dokumentes­h. Shyqyri Fafaj deklaroi se të birit i kishin kërkuar shumë dokumente për vetingun dhe kjo gjë e kishte stresuar shumë. Megjithatë, ai u shpreh se nuk e kishin menduar që djali mund të vriste veten.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania