Gazeta Shqiptare

Fshehu pasurinë me vlerë 200 mijë euro, çohet për gjykim ish- kreu i komunës Pajovë

Prokuroria: Ushtrimin e aktiviteti­t "TV- ALB Pajovë" e kaloi në emër të Shpëtim Plakut Albert Kreci akuzohet për deklarime të rreme për shitje toke, marrje borxhesh dhe kredi

-

grante të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/ a/ 2 të K. P për këto akte:

· Kontratë qiraje financiare me nr. 1645 e nr. 596 rep., nr. 323/ 2, kol., datë 11.03.2011, për mjetin "Mazda CX7".

· Kontratë shitjeje nr. 5972 rep. nr. 1056/ 3 kol., datë 01.12.2011.

· Kontratë qiraje financiare me nr. 228 rep/ nr. 162/ 1 kol. dt. 08.02.2012, çmimi i blerjes 51 500 euro.

· Kontratë nr. 262 rep. e nr. 46 kol, datë: 19.01.2013, me shumë 20 000 euro.

· Nuk është deklaruar ushtrimi i aktiviteti­t privat të llojit kabllor "TV- ALB Pajovë", të cilin e ka vendosur në emër të të pandehurit tjetër Shpëtim Plaku.

· Për seksionin e "Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, kredia e materializ­uar në një kontratë huaje nr. rep. 2723, nr. Kol. 898 datë 25.06.2015 midis personit juridik Sho- qëria "Noa" sh. a. në cilësinë e huadhënësi­t dhe palëve Albert Kreci, Besnike Kreci dhe Shpëtim Plaku në cilësinë e huamarrësv­e.

Ka bërë deklarim të rremë në shkelje flagrante të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/ a/ 2 të K. P për këto akte:

· Në vitin 2007 i ka dhënë me qira Mustafa Gjevorit, dyqan, më datë 25.08.2005, për 5 vjet, me vlerë qiraje 20.000 lekë në muaj. Mustafa Gjevori mohon ekzistencë­n e një marrëdhëni­e të tillë qiraje, deklarim i rremë në vitin 2009 për shitje toke arë 4000 m2, në fshatin Lazarej, Komuna Pajovë, shtetasit Berom Gjevori në vlerë 58.000 euro. Toka i është shitur Idajet Gjevorit në vlerë 4.500.000 lekë.

· Deklarim i rremë në vitin 2010, se ka marrë borxh te Nezir Salla shumën 60.000 euro për ndërtim, shtesë kati. Deklarim i rremë në vitin 2013 se i ka shlyer Nezir Sallës shumën prej 14.000 euro. Deklarim i rremë në vitin 2014 se i detyrohet Nezir Sallës në vlerë 6000 euro. Nezir Salla mohon në tërësi ekzistencë­n e këtij borxhi apo huaje.

· Deklarim i rremë në vitin 2014, në vitin 2015 dhe pas largimit nga detyra se ka siguruar të ardhura nga objektet e dhëna me qira Mahir Sallës në vlera 6480 euro + 6480 euro + 3780 euro. Mahir Salla mohon ekzistencë­n e kësaj marrëdhëni­e qiraje;

· Deklarim i rremë në vitin 2008, në vitin 2009, në vitin 2010, ( 200 euro në muaj) në vitin 2012 ( qiraja 1000 euro në muaj), në vitin 2014, në vitin 2015, pas largimit nga detyra që ka siguruar të ardhura nga qiraja e objektit që i ka dhënë Shpëtim Plakut ( për vitin 2008 - 2009 - 30.000 dhe 35.000 lekë në muaj) për vitet e tjera në vlerë 8100 euro + 8100 euro + 4725 euro. Shpëtim Plaku mohon ekzistencë­n e kësaj qiraje. Albert Kreci ka pasur një aktivitet kabllor të tijin ku e paguante 30.000 lekë në muaj. Këtë aktivitet e ka fshehur duke e regjistrua­r në emër të Shpëtim Plakut. · Ka deklarim të rremë në lidhje me deklarimin e kredisë, përpara fillimit në detyrë, për shtëpi në "Raiffeisen Bank" në vlerë 1,700,000 lekë. "Raiffeisen Bank" konfirmon për kredi në shumën 1 845 000 lekë, marrë më datë 11.10.2006, e mbyllur më datë 07.10.2010.

· Ka deklarim të rremë në lidhje me deklarimin e tri kredive, përpara fillimit në detyrë, për shtëpi në "ProCredit Bank" në vlerat 20973 euro, 17.873 euro dhe 28.929 euro. "Pro Credit Bank" konfirmon për kredi në vlera 25.000 euro, 39.000 euro dhe 29.000 euro.

· Deklarim i rremë në vitin 2012, vlera e banesës së blerë Luan Hajkës është deklaruar 33,000 euro, ndërkohë që një vit më parë e kishte deklaruar 50,000 euro.

 ??  ?? Ish kryekomuna­ri i Pajovës, Albert Kreci
Ish kryekomuna­ri i Pajovës, Albert Kreci
 ??  ??
 ??  ?? Tre kosovarët e arrestuar
Tre kosovarët e arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania