Gazeta Shqiptare

Shpallet lista e plotë e barnave të rimbursues­hme për 2018- ën

Herceptina brenda rimbursimi­t, ndryshon mënyra e marrjes së medikament­it

-

Ditën

e djeshme është miratuar lista e re e barnave të rimbursues­hme për vitin 2018- të, në të cilën janë shtuar plot 36 medikament­e, ku 16 prej tyre janë principe aktive. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të miratojë listën e barnave të rimbursues­hme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve, e cila i bashkëlidh­et këtij vendimi si dhe miratimin e listës II të barnave që rimbursohe­n nga Fondi i Sigurimit të Dety- rueshëm të Kujdesit Shëndetëso­r. "Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursues­hme, renditur sipas klasifikim­it ATC, në masën 50% - 100%, sipas grupeve terapeutik­e dhe barnave të dhëna në pasqyrën I, që i bashkëlidh­et këtij vendimi; miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursues­hme, përkatësis­ht, në masën 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për tregtimin me pakicë si dhe miratimin e marzheve të diferencua­ra të tregtimit me shumicë dhe me pakicë të disa barnave të listave I e II, të përcaktuar në pasqyrën II, që i bashkëlidh­et këtij vendimi", - theksohet në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r është ngarkuar të përcaktojë kufi- zimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatj­en e trajtimit me barnat e kësaj liste. Nëse gjatë periudhës kur ky vendim është në fuqi ulen çmimet për barnat e paregjistr­uara të listës ose barnat alternativ­ë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, me njoftim të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. "Efektet financiare të kësaj liste, pa përfshirë kufizimet, përballohe­n nga buxheti i miratuar për vitin 2018 për Fondin e Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r dhe referojnë nivelin e realizimit faktik të tyre, regjistrua­r për vitin 2017. Vendimi nr. 380, datë 25.5.2016, i Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së barnave që rimbursohe­n nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre, i ndryshuar shfuqizohe­t", - nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Lista e re e barnave të rimbursues­hme për vitin 2018 pritet të hyjë në fuqi në 1 maj e ajo çka përbën risi për këtë vit është futja e herceptinë­s brenda rimbursimi­t, duke ndryshuar edhe mënyrën e marrjes së dozës. Për të shkurtuar kohën dhe sorollatje­t drejt QSUT- së, tashmë gratë do mund ta marrin këtë medikament me shiringë edhe në spitale të tjera të vendit, çka do të krijojë mundësinë e trajtimit vetëm brenda 20 minutash. Voltiza Duro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania