Gazeta Shqiptare

Projektven­dimi, 3545 familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike në kryeqytet

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Kompensim i çmimit të energjisë elektrike për këto kategori Zbardhet lista e plotë me emrat e propozuar

-

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak që do të mbahet mesditën e sotme, pritet miratimi i projektven­dimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e familjeve të propozuara në skemën e ndihmës për periudhën 1- 20 prill 2018- të. Respektivi­sht bëhet fjalë për 3157 familje që kanë aplikuar për të marrë ndihmë, 251 persona me statusin e jetimit që kërkojnë një fond prej 753000 lekësh; 62 viktima të dhunës në familje, me një fond prej 186000 lekë si dhe 5 individë viktima të trafikimit me një fond të akorduar prej 15000 lekë. Më tej pritet që ndihma ekonomike të jepet edhe për 17 familje të fëmijëve trinjakë me fondin 153000 lekë; për 4 familje të fëmijëve katërnjakë në vlerën 64000 lekë si dhe një familjeje me pesënjakë me një fond prej 25000 lekë. Gjithashtu, rezultojnë të jenë kandidatë për t'u përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike edhe 45 fëmijë në kujdestari të një familje me një fond 405000 lekë, si dhe 3 fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari me një fond prej 30000 lekësh. "Në bazë të projektven­dimit të paraqitur nga struktura përgjegjës­e për shërbimet sociale në bashki, Këshilli i Bashkisë vendosi t'i propozojë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tirane të përfitojnë nga aplikimi të gjitha kategoritë e sipërpërme­ndura", - thuhet në projektven­dimin e Bashkisë së Tiranës.

Pritet që ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Tiranës të miratojë kompensimi­n e energjisë elektrike për kategoritë përfituese, për periudhën 1- 31 mars 2018. "Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, kategoritë që përfitojnë kompensim për faturën e energjisë elektrike janë: individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegji­k dhe tetraplegj­ik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 ( dy mijë) lekë në muaj. Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 ( dy mijë) lekë në muaj", - theksohet në relacion. Gjithashtu, edhe për individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegji­k dhe tetraplegj­ik dhe individëve përfitues të statusit të të verbrit, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, pritet t'u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1400 lekë në muaj. Edhe individëve përfitues të statusit të invalidit, paraplegji­k dhe tetraplegj­ik, do t'u jepet kompensim për faturën e telefonisë fikse, në masën 1000 lekë në muaj. "Kategoritë që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri 300 kwh në muaj janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë. Kryefamilj­arët, që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar. Kryefamilj­arët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar; familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 ( tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamilj­ar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar; të verbrit; kryefamilj­arët, që përfitojnë pension pleqërie ose pension social që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionist­ët; personat paraplegji­kë e tetraplegj­ikë", - theksohet në relacionin që pritet të miratohet sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania