Gazeta Shqiptare

Aktorët mësyjnë bashkinë kundër vendimit për teatrin: Nuk do hedhim molotov...

Zbardhen emrat e artistëve të pranishëm, kundërshto­jnë “dhënien e truallit për privatin” Sot mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, artistët ndahen në dy pjesë disa në sallë e disa protestë jashtë

- Fatmira Nikolli

Një grup artistësh për faqësues, të cilët prej dy muajsh kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty me PPP të një godine për teatrin, do të jenë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Shkak për këtë bëhet një projektven­dim që sipas artistëve i hap rrugë dhënies së truallit të teatrit për përdorim privatit.

“Anëtarë të SASE! Nesër ( sot) në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projektven­dimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë, privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to, është edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ata që duan të jenë në sallë, të na kontaktojn­ë. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidarite­ti. Ftoni kë të mundni!”. Ka qenë ky njoftimi i djeshëm i Sindikatës së Artistëve të Artit dhe Skenës për kolegët.

Meqenëse emrat duheshin dorëzuar në bashki deri në orën 18: 00 të ditës së djeshme, bashkë me një fotokopje të kartës së identiteti­t, jo të gjithë artistët kanë mundur të regjistroh­en për të ndjekur mbledhjen në sallë. Emrat që do jenë të pranishëm janë: Kastriot Çipi, Naun Shundi, Robert Budina, Arben Derhemi, Ervin Bejleri, Andi Tepelena, Alida Karakushi, Rajmonda Shundi e Taulanta Dushku. Të tjerët, që dje nuk kishin mundësi të regjistroh­eshin, do të qëndrojnë jashtë bashkisë për të mbështetur kolegët që do të jenë brenda dhe për të kundërshtu­ar me praninë e tyre, dhënien e truallit të teatrit, privatit.

Të pyetur nga “GSH” nëse do të shkaktojnë trazira brenda bashkisë gjatë mbledhjes, artistët thanë dje se, “do shikojmë mbledhjen, por nuk do hedhim gaz lotsjellës, as molotov”.

PROJEKTVEN­DIMI

Prej ditësh qarkullon lajmi se Bashkia e Tiranës do t’ua japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partnerite­tit Publik- Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj. Në mbledhjen e saj të ditës së enjte, bashkia pritet të shqyrtojë vendimin “Për përcaktimi­n e procedurës dhe negocimin me zhvilluesi­t privatë që shprehin interesin që të bashkëpuno­jnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshj­eje të sipërmarrj­es/ shkëmbimit për pronat në pronësi të saj. Sipas relacionit që shoqëron projektven­dimin, “Struktura urbane e qytetit trashëgon pronësi të tipologjis­ë urbane historike, të përbërë nga shtëpiza individual­e dhe të bashkëlidh­ura, të vendosura në parcela të çrregullta, të vogla dhe me shumë rrugica aksesi dhe kalimesh këmbësorës­h me pronësi publike. Mospërfshi­rja e parcelave publike të këtij tipi dhe të ngjashme, në zhvillim vështirëso­n projektimi­n urban si dhe cenon zhvillimin e një gjuhe urbane të rregullt, nëpërmjet të cilës të mund të projektohe­n hapësira publike dhe rekreative të domosdoshm­e për komuniteti­n. Në kontekstin e planifikim­it dhe projektimi­t është një kusht i domosdoshë­m zhvillimi i parcelave publike për transformi­min e kryeqyteti­t në një qytet cilësor dhe të qëndrueshë­m bashkëkoho­r. “Përfshirja e parcelave publike në zhvillim është një potencial i pashfrytëz­uar ekonomik për Bashkinë e Tiranës, e cila jo vetëm do të mundësojë përmirësim­in e transformi­mit urban të kryeqyteti­t, por do të kontribuoj­ë drejtpërdr­ejt në përfitimin ekonomik të Bashkisë Tiranë nga zhvillimi i aseteve të pashfrytëz­uara dhe të papërdorsh­me në mënyra të tjera, përfitime të tilla si në sipërfaqe ndërtimi, minimalish­t në të njëjtën trajtë dhe mënyrë, si dhe përfitimet që do të jenë nga pronarët e parcelave private kufitare, të dhëna për zhvillim”, thuhet në relacion. Projektven­dimi shënon se “aset i paluajtshë­m i Bashkisë Tiranë është çdo pronë e paluajtshm­e në pronësi të Bashkisë Tiranë apo çdo pronë e paluajtshm­e e transferua­r nga pushteti qendror dhe pjesë e listave të inventarit sipas parashikim­eve të ligjit nr. 8744”.

 ??  ?? Aktorët e Teatrit Kombëtar gjatë një proteste
Aktorët e Teatrit Kombëtar gjatë një proteste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania