Gazeta Shqiptare

“Tre musketierë” në Vuno, tri ditë këngë, valle e sporte

Rikthim në gjurmët e Edward Lear, dëshmitë që ai la për himarjotët

-

parashutë.

Argëtimeve të ditës u shtohen mbrëmjet jashtë rreth zjarrit në kampin me çadra të ngritura, por nuk mungon muzika live dhe iso- polifonia ( Trashëgimi­a Kulturore e ruajtur nga UNESCO), gjatë gjithë festivalit.

Fshati i Vunoit ka një arkitektur­ë të pasur dhe unike në të gjithë zonën e bregdetit dhe konsideroh­et si një nga qendrat më të rëndësishë­m të trashëgimi­së kulturore, si Kisha e Shën Spiridonit.

Vunoi ka një pamje magjepsëse, që të jep përshtypje­n e një Akropoli të madh që del nga shkëmbinjt­ë. Është një shembull i shkëlqyer i arkitektur­ës rajonale si në shtëpitë dhe kishat, të ruajtura që nga shekulli i tetëmbëdhj­etë.

Ai është një nga fshatrat më veriorë të bregut të detit në Himarë. Zgjerimi në mes të kodrës, i ndarë në mes nga rruga nacionale, e ndërtuar përkundër kodrave të pjerrëta me shtëpi pothuaj vertikale, Vunoi është jashtëzako­nisht pan- oramik dhe ofron pamje që pothuaj të lënë pa frymë.

Nga rruga nacionale duket sikur një mur shtëpish në një gjysmërret­h të lehtë përballen me jugperëndi­min.

Ky shpat i pjerrët fsheh një pamje mahnitëse brenda fshatit.

Fshati ndihet në kohë të ndryshme, herë si fshat klasik grek e herë si fshat klasik italian.

Disa thonë se për shkak të vendndodhj­es së fshatit në kodra, emri i fshatit rrjedh nga fjala greke Vouno ( greqisht: Bounó), që do të thotë “mal”. Vunoi është fshat tejet i pjerrët. Zona e ndërtuar është kompakte dhe prodhon tipologji veçanërish­t interesant­e të hapësirave të hapura dhe të ngushta, rrugëve dhe lidhjeve, duke përfshirë edhe pasazhe të harkuara tipike të Vunoit.

Udhëtari britanik i shekullit të nëntëmbëdh­jetë, Edward Lear, qëndroi në këtë fshat në shtëpinë e familjes Kasneci e përveç se ka folur për mikpritjen e madhe të banorëve të Vunoit, ka lënë një sërë tablosh me që tani ruhen në Universite­tin e Harvardit.

“Isha shumë i befasuar nga ndërtesat në Vuno, si shtëpia e familjes i Kasneci. Të japin ndjesinë e ‘ pallateve’ veneciane. Himarjotët flasin italisht më shumë se çdokush tjetër në Shqipëri. Në çdo fshat të kësaj zonë që shkova, vura re se pavarësish­t faktit që ndjekin ortodoksin­ë greke, ata janë të gjithë shqiptarë, me disa përjashtim­e të vogla”, ka shkruar Edward Lear.

‘ South Outdoor Festival’ është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe bashkon aventurat sportive më të njohura në një ngjarje 3ditore, që do të zhvillohet në zonën bregdetare. ‘ South Outdoor Festival’ përqendroh­et në përjetimet e unike të jugut të vendit dhe fton pjesëmarrë­sit nga e gjithë bota, Europa dhe vendi t’iu bashkuar e për t’u argëtuar.

SOF është një iniciativë e “GIZ Albania”, në kuadër të programit Zhvillimi i Qëndrueshë­m i Rajonit të Bregdetit Jugor, që është zbatuar si një projekt i përbashkët i disa kompanive nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përfaqësue­s të agjencive turistike që kanë punuar me turizmin për vite të tëra. Projekti realizohet në bashkëpuni­m të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkinë Himarë dhe mbështetet fuqimisht nga “GIZ Albania”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania