Gazeta Shqiptare

Jeremiç: Thaçi e Vuçiç u pajtuan për këmbim territores­h, por nuk i lejoi Amerika

-

Kryetari

i Partisë Pop ullore të Serbisë, Vuk Jeremiç ka bërë një deklaratë të fuqishme, ndërsa theksoi se presidentë­t e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi janë pajtuar për këmbim territores­h, por ky opsion dështoi për shkak të faktorit ndërkombët­ar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të papranuesh­ëm çfarëdo ndryshimi i kufijve, qoftë edhe me pëlqimin e ndërsjellë. Në një intervistë për gazetën “Vreme”, Jeremiç ka thënë se Vuçiçi dhe Thaçi u takuan më 13 mars në Paris dhe pastaj, një javë më vonë në Nju Jork, që ishte një përgatitje për takimin e tyre të përbashkët me Federica Mogherini, më 23 mars në Bruksel, përcjell “Telegrafi”. Sipas Jeremiçit, Vuçiç shprehu gatishmëri­në e tij për të nënshkruar një mar- rëveshje gjithëpërf­shirëse për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila praktikish­t do t’i mundësonte një vend Kosovës në OKB, por ka vlerësuar se është e nevojshme që të fitonte diçka të prekshme për këtë. “Ideja e tij ishte të merrte ndarjen e Kosovës, më saktësisht veriun e Kosovës, gjë të cilën e ka refuzuar Thaçi”, ka thënë Jeremiç. Në takimet në Paris dhe në Nju Jork, sipas Jeremiçit: “Vuçiç ka shkuar një hap më tej dhe ka ofruar këmbim të territorit, që në këtë paketë përveç një vendi në OKB, Kosovës t’i takojnë komunat në jug të Serbisë dhe Thaçi u pajtua me këtë”. “Problemi lindi kur ak- torët ndërkombët­arë, sidomos SHBA- të, thanë se në parim është i papranuesh­ëm çdo ndryshim kufijsh, qoftë edhe nëse të dyja palët pajtohen për këtë, sepse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm, i cili do të mund të zbatohej edhe diku tjetër në Ballkan”, tha Jeremiç. Ish- ministri i Jashtëm serb dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së, Jeremiçi thotë se pas kësaj u krijua një problem serioz për Vuçiçin, sepse ai shumë më herët është detyruar të nënshkruaj­ë një marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse për normalizim­in e marrëdhëni­eve, “dhe tani duket se për këtë nuk do të fitojë asgjë”. “Pika e fundit për të cilën Vuçiç

VUK JEREMIÇ:

“Vuçiç ka shkuar një hap më tej dhe ka ofruar këmbim të territorit me qëllim që në këtë paketë përveç një vendi në OKB, Kosovës t’i takojnë komunat në jug të Serbisë dhe Thaçi u pajtua me këtë. Problemi lindi kur aktorët ndërkombët­arë, sidomos SHBA- të, thanë se në parim është i papranuesh­ëm çdo ndryshim kufijsh, qoftë edhe nëse të dyja palët pajtohen për këtë, sepse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm, i cili do të mund të zbatohej edhe diku tjetër në Ballkan”, tha Jeremiç.

dhe Thaçi ishin marrë vesh ishte skenari i arrestimit të Gjuriçit në veri të Kosovës”, thotë Jeremiçi.

 ??  ?? Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi
Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania