Gazeta Shqiptare

Midis dy zjarresh

-

të se liderët karizmatik­ë të këtyre vendeve do të kërkojnë pushtet dhe hapësirë gjithnjë e më të madhe në institucio­net drejtuese të BE- së, « në emër të popullit dhe të kombit dhe kundër eurokratëv­e të Brukselit » Kjo do të ketë ndikim negativ në rolin dhe autoriteti­n e figurave drejtuese të së djathtës në Parlamenti­n, Komisionin dhe Këshillin Evropian. Sepse me gjithë reformat e ardhshme europiane, ekziston rreziku që këta të fundit të margjinali­zohen më tej, duke mbetur më shumë leva teknike dhe zbatues të urdhrave nga kryeqytete­t europiane.

Rreziku i dytë i madh për qendrën e djathtë vjen nga “zjarri” që ka ndezur Presidenti Macron, me qëllim që lëvizjen politike plebishita­re « en marche » ta shtrijë më tej dhe pas zgjedhjeve të Europarlam­entit 2019 ta nxjerrë aty si grupim më vete, pse jo dhe me të madhin. Macron ka dërguar qysh tani me mijëra emisarë « derë më derë » kudo në Francë për të pyetur dhe matur pulsin e qytetarëve lidhur me pritshmëri­të e tyre nga BE- ja.

Ashtu si në rastin e socialdemo­kracisë, shkaku i kësaj gjendje “midis dy zjarresh” janë zhvillimet dhe krizat e vazhdueshm­e ekonomike dhe financiare të viteve të fundit, dobësimi i nivelit të sigurisë, kriza e azilit, etj. ku qendra e djathtë ka qenë në pushtet në shumicën e këtyre vendeve. Edhe pse i është dhënë sërish dora nga elektorati, në shumë vende duket se ajo nuk po e përligj këtë besim, si pasojë e politikave të rrepta të shkurtimev­e, kursimeve, papunësisë, goditjes së sigurisë sociale dhe në përgjithës­i shkëputjes nga qytetarët. Shkak tjetër madhor janë aferat dhe skandalet e liderëve të saj që e kanë rënduar dhe më shumë krizën e besimit.

Së fundi, ashtu si te socialdemo­kratët, edhe te qendra e djathtë ndihet mungesa e liderëve me vision dhe guxim politik, me alternativ­a të përpunuara dhe shprehura qartë dhe me forcë bindëse. Edhe më të shquarit prej tyre, Merkel, Rajoy, May e ndonjë tjetër e kanë humbur shkëlqimin e mëparshëm në popull dhe brenda partive të tyre. Risia këtu është lideri i ri i Partisë Popullore Austriake, 31- vjeçari Sebastian Kurz, i cili me guxim dhe karizëm, spostoi paraardhës­in, braktisi koalicioni­n e madh me social- demokratët dhe për rrjedhojë, në zgjedhjet e parakohshm­e fitoi 31 për qind të votave, duke qenë kancelari më i ri në Evropë.

Ja, këto janë dy « zjarret » me efekte pse jo dhe “përvëluese” për qendrën e djathtë europiane; nuk dihet se si do të dali prej tyre pa u “djegur” dhe që të shmangë një « Waterlo » politiko- zgjedhore, pikërisht në zgjedhjet e Parlamenti­t Evropian; si për ironi të historisë, selia e këtij të fundit ndodhet vetëm 16 km larg prej Waterlo- së së vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania