Gazeta Shqiptare

Kosova fton në përfaqësue­se ish- kapitenin e Serbisë

-

Me krijimin e Kosovës si një përfaqësue­se që prek e vetme arenën ndërkombët­are, janë shtuar konfliktet me Shqipërinë sa i përket çështjes së talenteve shqiptarë që tentohen të grumbulloh­en nga të dyja federatat. Kufijtë e imagjinatë­s janë tejkaluar këtë herë, teksa Federata e Kosovës është duke punu- ar për të sjellë nën urdhëruat e Shaland, ish- kapitenin e të rinjve të Serbisë, Arton Zekaj. Aktualisht pjesë e Sopot të Beogradit, një ekip serb që luan në nivele të ulëta të kampionati­t serb, mesfushori 18- vjeçar kërkohet me ngulm nga ana e Vokrrit. Sipas asaj që raporton “Koha. net”, vetë futbollist­i ka pranuar interesimi­n e tij nga ana e Kosovës. “Festa ka mbërritur, por më duhet ta mendoj mirë përpara se të vendos. Ende nuk e kam marrë një vendim përfundimt­ar. Unë jam i lindur në Sombor, kam pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin e Beogradit dhe moshat e Serbisë, duke qenë edhe kapiteni i tyre. Nëse do të kisha një ftesë nga kombëtarja e parë e Serbisë, do të bëhesha pjesë e saj”, është shprehur Artoni për mediat vendëse, duke lënë të nënkuptohe­t një kalim te Kosova. Nga ana tjetër, në një intervistë për “TV Kosova 2” që transmeton në gjuhën serbe, kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri është shprehur: “Ne kemi treguar interesim të madh që anëtari i përfaqësue­ses së të rinjve të Serbisë të paraqitet në përfaqësue­sen e Kosovës. I njohim mirë cilësitë e tij dhe shpresojmë se në fund çdo gjë do të dalë mirë. Ai në fund vendos vetë, pastaj si për të gjithë lojtarët pason procedura e lidhur me kërkesën FIFA- s dhe shpresojmë për leje përfundimt­are. Shpresoj të mos ketë probleme, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa ardhja e tij do të ishte shumë e rëndësishm­e për ne”, ka thënë Vokrri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania