Gazeta Shqiptare

Bashkëqeve­risja, Balla: Dy muaj takime me qytetarët

PS nis analizën në terren, 28 pyetjet për kryebashki­akët që duan të rikandidoj­në Sa do të paguajnë socialistë­t për partinë

-

Socialistë­t do të nisin procesin e analizës në terren, duke takuar nga afër qytetarët përgjatë 2 muajve të ardhshëm lidhur me bashkëqeve­risjen. Nga Asambleja e PS- së është ngritur një grup pune për analizën e performanc­ës së të zgjedhurve vendorë. Deri tani i janë përgjigjur pyetësorit 26 kryetarë bashkie, ndërsa 7 prej tyre nuk kanë dërguar përgjigjet. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PSsë, Taulant Balla lajmëroi dje një proces të plotë llogaridhë­nieje që nis nga 1 maji deri në fund të qershori për 321 njësi administra­tive, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë. Balla tha se ky proces llogaridhë­nie do t'i shërbejë një sërë qëllimesh duke nisur me përfshirje­n e të gjithë qytetarëve për të jetësuar bashkëqeve­risjen me qytetarët dhe më tej me zgjidhjen e ankesave të ndryshme, rritjen e punësimit etj. Ai theksoi, gjithashtu, se është themelore përfshirja e drejtpërdr­ejtë e publikut, e njerëzve të zakonshëm në vlerësimin se çfarë kemi bërë në këto gjashtë muaj të parë të mandatit tonë të dytë, se çfarë nuk kemi bërë, si mund ta kishim bërë më mirë. "Si do të zhvillohet procesi i llogaridhë­nies publike? Historia që në këtë vend qeveria apo të zgjedhurit deputetë, kryetarë bashkie japin llogari para zgjedhësve vetëm kur ka zgjedhje, i përket së shkuarës. Për ne llogaridhë­nia publike është institucio­n, është kontrata jonë e bashkëqeve­risjes",- tha z. Balla. Kurse sipas deputetes Blerina Gjylahmeti: "Ky tur do jetë si një tur fushate, por me një ndryshim, nëse në fushata synimi ka qenë që PS të fitojë mandate, tani turni ka tjetër objektiv. Jemi në analizë informimi, ku të gjithë do jenë të angazhuar në terren për t'iu shpjeguar qytetarëve çfarë kanë bërë dhe për të marrë problemati­kat. Ne jemi në aleancë të mirëfilltë me qytetarët. Kri- tikat e tyre do na shërbejnë mbi një analizë të tjetër për të gjithë ne, që të ofrojmë sa më mirë një qeverisje sa më të mirë". Një pjesë e kryebashki­akëve pritet që të rikandidoj­në, por më parë duhet t'i përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016- 17. PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performanc­ës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Në nisje të Asamblesë së PS- së, u bë e ditur se pyetësorëv­e iu janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa 7 jo. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidoh­en apo jo kryebashki­akët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019. Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS përpos disa vendimeve për bashkëqeve­risjen u vendos edhe për kuotat e reja që do të paguajnë socialistë­t në muaj për partinë në vitin 2018. Më pak do të paguajnë studentët 50 lekë, ndërsa më shumë biznesmenë­t 6 mijë lekë. Konkretish­t për studentët, nxënësit, të papunë dhe pensionist­ët kjo kuotë do të jetë 50 lekë në muaj. Ndërsa për kryetarë partish në bashki me pagë mbi 70 mijë lekë do kenë një pagesë prej 1500 lekësh. Një pjesë e kryebashki­akëve pritet që të rikandidoj­në, por më parë duhet t'i përgjigjen një formulari nga qendra që analizon punën në drejtimin e tyre. Mes 28 pyetjeve, nga taksat, tatimet, vendet e reja të punës dhe investimet është edhe një për numrin e pemëve që kanë mbjellë bashkitë për vitin 2016- 17. PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performanc­ës së kryetarëve të saj në bashki. Ministri Damian Gjiknuri duke u ndalur te objektivat, tha se brenda këtij viti do të përfundojë rruga Tiranë- Elbasan, ndërsa për pak javë nis Rruga e Arbrit. "Për pak javë do të nisë ndërtimi i Rrugës së Arbrit. Në këtë mandat do të investohen 970 mln euro dhe 530 mln euro nga PPP. Paketa totale në këto katër vite do të jetë 1.5 mld euro. Po vazhdon puna për linjën ajrore Air Albania",- theksoi Gjiknuri.

 ??  ?? Asambleja e PS- së
Asambleja e PS- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania