Gazeta Shqiptare

Spiropali: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në zyrat e shtetit

Kryeminist­ri: Erisa nuk bëri detyrat e saj

-

Kryeminist­ri Edi Rama kritikoi dje deputeten Elisa Spiropali, me pretendimi­n se nuk ka bërë detyrën e saj si koordinato­re e bashkëqeve­risjes me qytetarët. "Unë prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinato­re e bashkëqeve­risjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali të thoshte se cilët kryetarë bashkie duhet të shkarkohen sot për faktin që nuk duan t'ia dinë fare. Si mundet që sot pas 6 muajsh ne kemi ende bashki ku kryetarët e bashkisë ende nuk kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune. Elisa nuk e bëri, sepse nuk ka bërë detyrën si duhet. Shpresoj që ta bëjë",tha Rama. Por vet koordinato­rja kombëtare për bashkëqeve­risjen në PS, Elisa Spiropali deklaroi nga Asambleja e PS se shumica e kryetarëve të bashkive nga PS kanë raportuar në mënyrë fiktive të dhënat për anëtarësin­ë. Për sa i përket problemeve në administra­të, ajo shtoi se ka ende grabitqarë, që duhet të largohen. "Ende ka parazitë dhe grabitqarë në zyrat e shtetit, duhet t'i shkulim me rrënjë. 66 largime nga detyra deri tani, procesi vijon. Shumë kryetarë të bashkive të PS raportojnë në mënyrë fiktive për anëtarësin­ë. 7 bashki ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeve­risjes, pa zyrë Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropulli, Himara, Pusteci dhe Skrapari",- tha Spiropali. Më tej koordinato­rja për bashkëqeve­risjen, akuzoi opozitën para asamblesë së PS- së se vizioni i opozitës është çadra dhe mjeti çizmja duke kujtuar protestën e PD- së si dhe sulmin e kryetares së LSI- së Monika Kryemadhi ndaj kryeminist­rit Edi Rama në seancën ku u zgjodh kryeprokur­orja. "Vizioni i tyre është çadra dhe mjeti është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë asnjë strategji. Përballë kësaj mësymje ka vetëm një aleat, bashkëqeve­risje në çdo cep të ter- ritorit", u shpreh Spiropali. Koordinato­rja për bashkëqeve­risjen drejtoi kritika edhe ndaj krerëve të degëve, për të cilët tha se shpesh bëjnë raportime fiktive. Sipas Spiropalit kjo platformë duhet parë si një mënyrë për të shembur muret e shurdhëta e të verbëra që na ndajnë nga njerëzit.

 ??  ?? Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, dje në Asamblen e PS- së
Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, dje në Asamblen e PS- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania