Gazeta Shqiptare

Rama paralajmër­on shkarkime ministrash: Ndryshime në shtator

Kryeminist­ri sulmon opozitën: Gërdi individësh, Luli si Vaqarri, ne si Real Madrid "Ministrat që s'bëjnë punën do largohen"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u kujtoi dje ministrave se karrigen mund ta mbajnë vetëm nëse njerëzit mendojnë se kanë punuar mirë. Ndaj para asamblesë së PS- së, Rama lajmëroi ndryshime në qeveri në shtator, por dhe në gjithë forumet drejtuese të partisë. "Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimes­h do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregojë shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë. Do shikojmë sa i shtrirë është rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administra­të. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashki­akët e PS", deklaroi z. Rama. Kryetarët e partisë, Rama i paralajmër­on se do t'i shkarkojë ndërsa një paralajmër­im kishte dhe për Elisa Spiropalin që drejton platformën e bashkëqeve­risjes. Për ata që kërkojnë veting edhe në politikë, Rama e ka gati përgjigjen. Nga 1 maji deri në 30 qershor aq sa do të zgjasë procesi i llogaridhë­nies për çdo ministër dhe kryetar bashkie përpara bazës dhe votuesve, kryeminist­ri iu kërkon të gjitha strukturav­e përfshirje­n në një fushatë serioze pavarësish­t se zgjedhjet janë 1 vit larg. Kryeminist­ri u shpreh se protesta e qytetarëve të Kukësit ishte një mësim për të kuptuar përgjegjës­inë se njerëzit duhet të informohen. "Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsideroh­et arrogante, sepse është e drejtë, sepse ne bëjmë reforma të dhimbshme dhe cila pjesë e qeverisë është arrogante me njerëzit. Këtë ne duam ta ndajmë. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjës­inë tonë dhe për të kuptuar çfarë ne nuk bëmë si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi. Duke u nisur me qëllim të mirë të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë arrogancën. Që do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë ligje pa ua shpjeguar njerëzve.

Është detyra jonë t'u themi çfarë po bëjmë. Është detyra jonë që të garantojmë se vetingu në polici të mos krijojë turbulli mes atyre që janë pjesë e këtyre trupave"tha Rama.

OPOZITA

Kryeminist­ri Rama nuk

kursye akuzat ndaj opozitës. Ai tha se puna e qeverisë është më e vështirë, sepse vendi nuk ka opozitë, por një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që nuk sfidojnë me intelekt por fizikisht. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS, Rama nuk Duke përdorur një shprehje latine të Ciceronit, deputeti i PD- së, Tritan Shehu shprehet se edhe një bejte e kënduar pas mesit të natës do shprehte më tepër se fjala e kryeminist­rit. Fakti që kryeminist­ri nuk foli për strategji e koncepte zhvilluese për shëndetësi­në, tregon për Shehun shterpësin­ë e qeverisë.

kurseu edhe dozat e ironisë për opozitën. Kryeminist­ri u shpreh se në bazë të sondazheve të PS, nëse zgjedhjet do të zhvillohes­hin sot, e majta do të fitonte. Por Rama tha se ky nuk është qëllimi i PS, pasi sipas tij, nuk kemi marrë gjithë këtë përgjegjës­i që të mundim Lulin, pasi do të ishte njëlloj sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. "Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim çdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë, nuk kemi marrë gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, pasi do të ishte sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimes­h do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje",- tha z. Rama. Sipas tij, ' jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë'. "S'kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, por e bën më të vështirë. Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, por që të sfidon fizikisht, është një hata e madhe për sa i përket nevojës që ka çdo qeveri të jetë e sfiduar në intelekt",- theksoi z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania