Gazeta Shqiptare

Berisha: Dorëheqja e kryetarit nuk mund të imponohet

Ish- kreu i PD: Basha duhet të bëjë gjithçka që ta çojë vendin në fitore "Epoka ime është mbyllur përgjithmo­në"

- Nisida Tufa

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha i ftuar në studion e emisionit "Kjo Javë" në News 24 komentoi aktualitet­in politik, e veçanërish­t rekomandim­in pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE, si dhe vizitën e kryeminist­rit Edi Rama për të lobuar në Berlin, një nga vendet skeptike. Ai foli edhe për zhvillimet brenda PD- së, ndryshimet në statut, dorëheqjen e kryetarit në rast humbje zgjedhjesh dhe si i konsideron ai qëndrimet e kritikëve të Lulzim Bashës në PD.

Z. Berisha, Shqipëria ka marrë rekomandim­in për çeljen e negociatav­e, një lajm i gëzueshëm, por duket se ka edhe vërejtje për qershorin, kur pritet edhe hapi përfundimt­ar. Ju vetë jeni ndër ata që keni vërejtje…

Unë e kam vlerësuar dhe jam për hapjen e negociatav­e me BE, jo se Shqipëria ka plotësuar kushtet, se ka realizuar reformat e përcaktuar­a, por se ky është një proces i rreptë mbikëqyrje dhe ndihme, duke patuar parasysh se kemi një qeveri që është e gatshme të shkasë mbrapa çdo ditë, e gjykoj që është në interes të vendit. Kurse për arsye gjeostrate­gjike e deklaroi edhe vetë Presidenti i Komisionit Europian, sikundër Donald Tusk e deklaroi në Tiranë se ka një mesazh për Europën që është toleranca fetare. Me të gjitha këto jam dakord. Nga ana tjetër, e konsideroj antishqipt­are përpjekjen e Edi Ramës për të trembur Europën me besimin mysliman të shqiptarëv­e. Është një ufo të mendosh se feja e shqiptarëv­e është europeizim­i, shqiptarët kanë fetë e tyre vokacioni i shqiptarëv­e është europeizmi. Antishqipt­ar dhe i paskrupull­it është ai që mendon se mund të hapësh negociatat duke trembur Europën

Ju si mendoni, a do t'i hapë Shqipëria negociatat?

Sa i përket kritereve Shqipëria është shumë mbrapa. Le t'ju kthehemi raporteve 2016 dhe 2018, në tre vite ka konstatuar mungesë progresi, por mos harroni që në 2016 s'ka asnjë fjalë për progresin. Edi Rama nuk ka sjellë progres, ka shkarje të qartë mbrapa. Nuk ka ndodhur në his- torinë e këtij vendi që prokuroria të kërkojë arrestimin e një deputeti për lidhje me bandat dhe parlamenti ta bllokojë. Që atë ditë kam deklaruar se po merret peng integrimi. Në 28 nëntor 2016, Rama fluturoi në Berlin dhe tha se do ju sjell kartolinën e Angela Merlek për hapjen e negociatav­e. Atje gjeti atë klimë që meritoi, nuk keni plotësuar 5 prioritete­t dhe vendi është mbytur nga droga. Të njëjtën gjë bëri para dy ditësh. A shkoi në kushte më të favorshme apo të disfavorsh­me për çdo shqiptar, është e qartë se shkoi në kushte më të disfavorsh­me. Shkoi me rekorde të zeza të paregjistr­uara në 2016, shkoi me platformën e shpalosur të luftës së ftohtë, shkoi të kërkojë ndihmë dhe mbështetje në Berlin i shpall luftë të ftohtë, mobilizoi mediat rreth tij të sulmojnë, kë? Kryetarin e atij komiteti që Bundestagu i ka besuar çështjet europiane. Sulmet personale janë të padenja. Ky çfarë iu tregoi? Bundestagu tregoi solidarite­t total në qëndrim, sepse ata nuk mund të pranojnë luftën e ftohtë. Ne jemi një ish- vend komunist që lufta e ftohtë është si buka e përditshme, por ata s'mund ta pranojnë. Vetë deklarata e Angela Merkel nuk lë ekuivok: Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, janë një seri parakushte­sh. Ajo thotë ka realizuar ca gjëra.

Si e patë pritjen e zotit Rama në Berlin, konferencë­n me Angela Merkel dhe deklaratat për Gunther Krichbaum?

Çfarë pamë? Gunther Krichbaumi­t doli e priti tek dera pavarësish­t se ky kishte lëshuar mediat kundër tij. Aty ndodhi një gjë e tmerrshme, por që Rama ia bëri vetes. Pyetjes së deputetëve lidhur me këto sul- me iu kërkoi të falur pastaj tha janë media të lira. Media e Endri Fugës, Mero Bazes, djemve të Dadës apo Bledi Manes që mbahen me kockat e Ramës qenkan të pavarura dhe këto i shpallën luftën e ftohtë atij. Kjo e detyroi Florian Hahn t'i thotë ato janë mediat tuaja, i kontrollon ti. Gënjeshtra më e dëmshme ishte pyetja për Saimir Tahirin. U pyet si ka mundësi që prokuroria kërkon arrestimin dhe ju e bllokoni prokurorin­ë me imunitetin? Cila ishte përgjigja e Ramës për gjermanët? Mashtrimi më i madh që mund të bëhej: Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Imagjino tani, u ngrit referenti i Bundestagu­t për Shqipërinë dhe i thotë: Jo, o zotëri, ti jo vetëm e bllokove arrestimin, por, akoma më keq, ti sulmove prokurorët. Kjo është e rëndë, se gënjeu dhe u tregoi se është skllav i Saimir Tahirit.

Kjo është arsyeja pse Saimir Tahiri flet me gjuhën e Ramës?

Kjo është arsyeja që ia kthen batutat. Kur i bëjnë dhe nënat ashtu, ata qofshin janë fatkeqësia e nënave të tyre, kur përdorin ato terma për të cilësuar njëri- tjetrin. Kjo është gjuha kod e mafias. Ai është plumbi në zarf që ata i dërgojnë njëri- tjetrit në kuptimin figurativ.

Ish- ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithsh­me e Këshillit të Bashkëpuni­mit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?

Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj "Nuk është operacion i lënë në mes, me sa di unë, do vazhdojë. Kam një thirrje për çdo qytetar shqiptar që do jetën dhe pronën e sigurt, të mobilizohe­t me gjithë forcat dhe guximin e tij, të mobilizohe­t për fushatën më të gjerë e mosbindje civile. Të flakim kalbësirën e Edi Ramës, siç flakëm Enver Hoxhën", - tha z. Berisha.

zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidatur­ë zyrtare e qeverisë shqiptare.

Ju keni thënë që PD- ja ka nevojë për bashkimin e të gjitha kontribute­ve dhe afrimin e të rinjve, a e realizojnë ndryshimet e fundit në statut këtë objektiv?

Statuti problemin e ka pasur tek mosrespekt­imi i disa normave statutore. Këto shqetësime u trajtuan me grupe të ndryshme. Çështja e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të listave të deputetëve është pranuar 100%, siç është paraqitur nga grupi i atyre që me të drejtë e vunë në diskutim çështjen e listës. Është marrë modeli i konservato­rëve anglezë për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë, këtë e quaj hap pozitiv. Janë përcaktuar edhe norma të tjera statutore për sa i përket kandidimit për kryetar partie. Ka mbetur një çështje që është përsëri objekt kundërshti­e, dorëheqja e kryetarit kur humbjet zgjedhjet. Unë nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë, familjes së cilës i përkasim, ta ketë në statut një gjë të tillë, jo se nuk është e nënkuptuar, por dorëheqjet lidhen me dy gjëra, kur ndodh një skandal apo kur humbasin zgjedhjet, por nuk ka kushtetutë e statut që thotë se kryetari jep dorëheqjen detyrimish­t. Pra, ka një normë. Kryeminist­ri ikën kur humbet votëbesimi­n, në PD kjo normë është vendosur tani, humbet kur humbet besimin e gjysmës së këshillit kombëtar. Kjo teknikisht apo jo? Unë nuk e quaj të gabuar kërkesën për dorëheqje, por ama ka një problem, po u shndërrua në qëllim në vetvete, i jep partisë një drejtim fatal, pra rotacion të kryetarëve dhe mos shkuarje drejt fitores.

Por mund të jetë edhe rigjenerim?

Dorëheqja është e drejtë e individit. Shkarkimi është e drejtë e trupës e anëtarësis­ë.

A duhet Lulzim Basha ta japë dorëheqjen në një disfatë para elektorati­t?

Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë s'kam asgjë në parim kundër, por nuk mund të pranoj kjo të vendoset në statut. Në statut u vendos, kryetari shkarkohet. Duhet të jenë të qarta se si shkarkohet kryetari. Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vetë, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po t'u referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësue­se. Patozi e Jozefina kanë kontribute­t e tyre të çmuara në PD. Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari.

Cili është protokolli i emërimeve?

S'e kam shumë të qartë. I takon kryetarit ë të japë gatishmëri­në e tij për takime. Ai ka zhvilluar takime dhe duhet të zhvillojë takime me ata që të bashkohen.

Çfarë të drejte kanë kritikët e Bashës?

Ne jemi si në kohën e ' 91. Opozita është shumë e rrezikuar. Të hedhim kalbësirën e Ramës. Ky duhet të jetë apeli i çdo shqiptari dhe demokrati. Të bashkohemi të hedhim këtë kalbësirë.

A po gabon përsëri Basha me këta individë me kontribut, si Topalli, Patozi, Imami?

Unë mendoj se zoti Basha po takohet me ta. Dhe është takuar me ta dhe do takohet. Unë mendoj se marrëveshj­a ose si të thuash afrimi dhe kapërcimi i kësaj situate realizohet duke vendosur të dy palët për rikthimin e besimit. Nëse besohet se ose të largohet ky ose…. nëse Basha thotë; ' të ikë ky dhe ky, nuk është bashkim'. Unë kam optimizëm të kujdesshëm.

Ju thoni se ka takime. Por këta individë thonë se s'ka insistim nga Basha. Shpesh opozita ka akuzuar Ramën për mbylljen e partisë së tij. Po a nuk po bën Basha vetë të njëjtën gjë?

Të jem i sinqertë, kryetar që nuk punon për jetëgjatës­inë e mandatin të tij, ta harrojnë shqiptarët se s'do ketë. Ka kryetar që japin dorëheqje dhe ca që s'japin. E them këtu, në statutet e qendrës së djathtë s'ka nene. Ka qëllim që s'ka nene. Këta zotërinj,( Patozi, Topalli) me debatet që ngjallën, ata realizuan. Pasi vendosën një model të ri që mos të përsëritet më në hartimin e listave. Këto duhet t'i njohin.

Për çfarë kanë të drejtë kritikët e Bashës?

S'kam unë kundërshti­m që ata kërkojnë dorëheqje. Por nuk mund të bësh atë kauzë in- ek'stremis.

Shumë zëra flasin me dëshirë për rikthimin tuaj në PD. Si do t'i përgjigjes­hit ju këtyre zërave?

Epoka Berisha, është mbyllur njëherë e përgjithmo­në. E kam deklaruar dhe deklaroj. Largimi im është pa kthim. Kjo është çfarë bëj unë sot. Asgjë tjetër veçse avokatin e interesit publik ashtu siç e gjykoj unë, sepse nuk mund të them se unë kam monopolin e të vërtetës, por mund të them disa gjëra. Bashkë me disa zëra të shoqërisë shqiptare, kemi mbrojtur kauza të drejta.

Në një foto shiheni ju me elektorati­n, një popull që ju do shumë...

Unë shoh përpara. Jam ndarë nga një periudhë e jetës time si drejtues i PD dhe sot e vërteta është që unë që nga mëngjesi e deri në darkë, bëj avokatin e interesit publik. Nuk bëhet fjalë kurrë që të rikthehem kurrë në PD.

Pse e quani lajthitje, për shkak të betimit?

Njeriu i qëndron fjalës, por mendoj se duhet të jenë gjenerata të tjera. Ndodhi një zëvendësim gjeneral, Lulzim Basha është gjeneratë tjetër. Do ta quaja një lloj, po ta them haptazi jo fat të mirë të PD sikur të ishte problemi që të kthehet Sali Berisha në PD. Duhet të bëjë gjithçka që ta çojë vendin në fitore. Epoka e Berishës është e mbyllur.

 ??  ?? Kuvendi kombëtar i PD- së
Kuvendi kombëtar i PD- së
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në emisionin "Kjo Javë" në “News 24”
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në emisionin "Kjo Javë" në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania