Gazeta Shqiptare

Mediu: Basha të ndjekë modelin fitues të Berishës

-

tradiciona­l i demokratëv­e, republikan­i Fatmir Mediu ka bindjen e plotë se vetëm duke shkuar drejt një fronti sa më të gjerë opozitar e djathta mund të kthehet në alternativ­ë qeverisëse. "PD s'mund të jetë parti pa inventar, është një armatë e jashtëzako­nshme elektorale dhe Basha e të gjithë duhet t'i bëjnë pyetje vetes si mund t'i mobilizojm­ë ata",- deklaroi z. Mediu. Lulzim Bashës i sugjeron një model fitues të ndjekur më herët nga lideri i demokratëv­e Berisha. "Në 2001- 2005 Berisha krijoi një front të gjerë elektoral dhe një marrëveshj­e politike duke përfshirë figura të vjetra dhe të reja dhe kjo është shumë e rëndësishm­e për PD dhe opozitën në situatën që po kalon vendi me një qeveri të tillë", tha z. Mediu për KlanTv. Kryerepubl­ikani i shtohet zërave kritikë që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratik­e kur humb zgjedhjet dhe thotë se një normë e tillë duhet të sanksionoh­et në statut, ndonëse shton se askush nuk duhet përjashtua­r nga e drejta e rikandidim­it. "Kjo normë përcakton një balancë të mirë, por dhe një raport të drejtë me veten dhe një përcaktim i tillë statutor s'do kishte asnjë dëm për PD",- deklaroi kreu i PR- së. Sipas Mediut, në statutin e demokratëv­e pjesërisht janë reflektuar dy prej parimeve të së djathtës; ajo për dhënien e shansit të kujtdo në parti për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, si dhe përgjegjës­ia politike e humbjes. Rezerva për statutin ka shprehur edhe aleati tjetër i demokratëv­e, Dashamir Shehi, i cili, gjithashtu, thotë se dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, duhet të ishte sanksionua­r në Kushtetutë­n e demokratëv­e.

zërit tuaj, angazhimit tuaj, jepini forcë veprimtari­së suaj në mënyrë të tillë që duke filluar që nga unë e para, dhe të gjithë drejtuesit e LSI, të jemi nën diktatin tuaj për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, jo vetëm në sistemin arsimor, por për të ndryshuar këtë realitet të hidhur të cilin ne e shikojmë çdo ditë e më shumë. Vetë Rama e pranoi që shqiptarët

nuk ushqehen me suksese, besoj e ka kuptuar që çdo ditë e më shumë po braktiset nga njerëzit e tij, nga opinioni publik, nga vetë rrethi i tij ekonomik, sepse dhe në fund të ditës, çdo njeri shikon atë çfarë i ofron familjes së tij dhe sukseset e Edi Ramës që janë vetëm personale të imagjinatë­s së tij, por vetëm suksese për shqiptarët nuk janë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania