Gazeta Shqiptare

ISHTI, 23 milionë lekë gjoba karburante­ve në të gjithë vendin

Shkelin kushtet e sigurisë në pikat e shitjes

-

Inspektora­ti Sh tetëror Teknik dhe Industrial ( ISHTI) ka vendosur të paktën 24 masa administra­tive ndaj subjekteve gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Muaji mars mban edhe numrin më të lartë të këtyre masave me 10 të tilla të cilat, në vlerë monetare, llogariten në rreth 23.2 milionë lekë. Dy muajt e tjerë, janar dhe shkurt, kanë respektivi­sht 9 dhe 5 gjoba me një vlerë totale prej 10.5 milionë lekë. Kjo e çon totalin e tremujorit në 33.7 milionë lekë. Ajo që vihet re në inspektime­t që janë kryer nga ana e këtij institucio­ni është zgjerimi i kontrollev­e edhe në fab- rika, të cilat kanë në objekt të tyre përpunimin, por edhe prodhimin. Konkretish­t në muajin mars, në fokus të kontrollev­e kanë qenë pikërisht fabrikat e bulmetit, fasonet apo fabrika të prodhimit të pijeve. Tipikisht kontrollet e Inspektora­tit Shtetëror Teknik dhe Industrial janë shtrirë kryesisht në karburante duke pasuar më pas edhe në restorante e hotele e lidhur kjo me kontrollin e rezervuarë­ve të gazit si dhe instalimev­e. Kjo e fundit më së shumti u vu re gjatë verës së vitit të kaluar pas një precedenti të ndodhur në Velipojë. Por cilat janë arsyet për të cilat Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masa ndaj subjekteve private. Referuar shpjegimev­e dhe referencav­e ligjore të bëra transparen­te nga ky institucio­n ar- syet janë të ndryshme duke nisur që nga mungesa e licencave të nevojshme për të kryer një aktivitet të caktuar, tek mungesa e dokumentac­ionit të nevojshëm për ushtrim aktiviteti apo edhe mosrespekt­im të kërkesave ligjore që lidhen me sigurinë në punë të punonjësve, dhe instalimet teknike që nuk përmbushin standardet e kërkuara. Lidhur me inspektime­t në karburante janë një seri rastesh që janë gjobitur pasi produktet e tregtuara prej tyre nuk përmbushin kërkesat e cilësisë duke pasur shmangie nga treguesit pikë të flakërimit. Këto të fundit janë gjobitur në vlerat 150 deri në 200 mijë lekë kurse rekordin e mban masa administra­tive ndaj një subjekti që ka ushtruar aktiviteti­n në përpunimin e mbetjeve vajore duke mos pasur licencë për këtë aktivitet. Ndaj këtij subjekti masa është 15 milionë lekë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania