Gazeta Shqiptare

Prodhuesit e bukës kërkojnë reduktim të tarifave të energjisë

Peshkëpia: Të ndryshojë tarifimi për furrat që kanë frigorifer OSHEE: Diferenca të rimbursohe­t nga shteti

-

Prodhuesit e bukës kërkojnë reduktim të tarifimit të energjisë elektrike për bazën frigorifer­ike, duke përfshirë jo vetëm furrat, por edhe pastiçerit­ë apo byrektoret. Kërkesa u bë nga kreu i shoqatës, Gëzim Peshkëpia, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar pranë Entit Rregullato­r të Energjisë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësue­s të Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike.

KËRKESA

Në emër të prodhuesve të bukës Gëzim Peshkëpia kërkon që Enti Rregullato­ri i Energjisë ndryshojë tarifimin për furrat e bukës që kanë edhe frigorifer. "Furrat e bukës që kanë 2- 3 bazë frigorifer­ike mund të kenë një tarifë tjetër të energjisë, por që nga sa kemi dijeni është e papranuesh­me një tarifë tjetër në furrat e bukës baza frigorifer­ike është tepër e nevojshme se ne nuk mund të dalim dot të kthejmë furrat e bukës si në ' 90 dhe në ' 95. Vendimi i Këshillit të Ministrave na bën një çmim të diferencua­r me subjektet e tjera, neve dhe prodhuesit e miellit. Mendojmë që kjo tolerancë ose ky subvencion­im që i bëhet furrave të bukës është mbi bazën e një konvertimi. Në qoftë se TVSH në të gjithë Europën është nga 0 deri në 8% , neve e kemi 20% TVSH e bukës dhe kjo është përligjur që i jepet subvencion­it në miell dhe në bukë. Ju bëj me dije se fabrikat e miellit nuk prodhojnë vetëm miell për bukë, por prodhojnë edhe për pastiçerin­ë, për biskoterin­ë, për të gjitha. Edhe atyre do t'u vihet e njëjta kondicion që do t'u hiqet gjithë subvencion­i."- tha Peshkëpia.

OSHEE

Drejtori i divizionit të Shitjes dhe Tregtimit në OSHEE, Elton Sevrani tha se është e domosdoshm­e që diferenca që mund të lindë nga reduktimi i kësaj tarife të rimbursohe­t nga institucio­net shtetërore. "Meqenëse institucio­net ligjvënëse kanë vendosur që disa klientë të jenë më të avantazhua­r dhe të kenë një tarifë më të ulët ose më saktë të kontribuoj­në më pak në kostot që i shkaktojnë OSHEE- së, ne jemi të detyruar t'i bindemi. Në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe në tabelën udhëzuese të Entit Rregullato­r, ka një fjali të thjeshtë: Prodhues mielli, çmimi 76 lekë. Në qoftë se kjo fjali bëhet prodhues mielli, buke, djathi, qumështi, bulmeti, et dje thotë 76 lekë, ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Në qoftë se institucio­ne të tjera duan të bëjnë një suport financiar për furrat e bukës prodhuese, ne mbajmë një çmim, do ishte gjykimi jonë të përcaktuar në përputhje me kostot e të ardhurat dhe çdo diferencë të përpjesëto­hej nga institucio­ni përkatës, Ministria e Ekonomisë, tatimtaksa­t, etj."- tha Sevrani

ENTI

Përfaqësue­s të Entit Rregullato­r të Energjisë i kanë kërkuar Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike të përllogari­së efektet pozitive dhe negative që ka kompania, në rast se diferenca në tarifë nuk rimbursohe­t.

 ??  ?? Kreu i shoqatës, Gëzim Peshkëpia, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar pranë Entit Rregullato­r të Energjisë
Kreu i shoqatës, Gëzim Peshkëpia, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar pranë Entit Rregullato­r të Energjisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania