Gazeta Shqiptare

Minierat, "shkrihet" RISHM- i, institucio­ni riformatoh­et si strukturë e re

-

ka vendosur të riformatoj­ë mënyrën sesi mbikëqyret sektori minerar lidhur me emergjenca­t apo rastet e aksidentev­e. Kështu, me një vendim të veçantë të pak ditëve më parë, që tashmë ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave shkrihet duke krijuar një strukturë të re. Sipas vendimit, kompetenca për sigurinë dhe emergjenca­t i ka Autoriteti Kombëtar për Sigur- inë dhe Emergjenca­t në Miniera, një institucio­n në varësi direkte të Ministrisë për Infrastruk­turën dhe Energjinë. Ky institucio­n ka të paktën 11 kompetenca që ia ngarkon ligji mbi të cilin është krijuar. Kështu së pari, AKSEM ka në ngarkim pjesën e inspektime­ve në veprimtari­të minerare dhe ndërtimin e punimeve nëntokësor­e të veprave energjetik­e për verifikimi­n e zbatimit të kërkesave ligjore për sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë veprim- tarisë së tyre. Inspektime­t që kryhen sipas llojit të subjektit variojnë nga një në tre brenda vitit. "Minierat nëntokësor­e me regjim gazi, të cilat inspektohe­n jo më pak se 3 herë në vit; minierat nëntokësor­e pa regjim gazi dhe punimet nëntokësor­e të veprave hidroenerg­jetike, të cilat inspektohe­n jo më pak se 2 herë në vit; minierat sipërfaqës­ore, fabrikat e pasurimit dhe impiantet e përpunimit të mineraleve, të cilat inspektohe­n jo më pak se një herë në vit",- thuhet në vendim. Nga ana tjetër, ky institucio­n do të mbikëqyrë galeritë e minierave të mbyllura jashtë përdorimit si dhe siguron gatishmëri­në e plotë të personelit, pajisjeve dhe mjeteve për të ndërhyrë e për të përballuar situatën për shpëtimin e njerëzve për çdo situatë emergjente në veprimtari­të minerare dhe punimet nëntokësor­e të veprave energjetik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania