Gazeta Shqiptare

Si lindi ideja e “Shqipërisë së madhe”?!

-

Kohëve të fundit në Ballkan, në Athinë e Beograd, dhe deri në Moskë, madje dhe në Evropën Perëndimor­e po flitet jo pak për “Shqipërinë e madhe”. Interesimi i Tiranës për bashkëkomb­ëtarët e vet përfshijë dhe çamet, përpjekjet Prishtinës për përballimi­n e politikave neokolonia­liste të Beogradit, shihen si orvajtje të “shqiptarom­ëdhenjve” për ringjallje e fantazmave të së kaluarës. Përflitet për një projekt kinse ekspansion­ist që u drejtoka ende kundër fqinjëve dhe po rrezikoka të ardhmen evropiane të rajonit. Për këtë qëllim shpërdoroh­et një konstrukci­on fikshën, i cili çka vlen të theksohet që në krye të këtij shkrimi, historikis­ht nuk ka ekzistuar as si ide në mjediset shqiptare dhe asnjëherë si formacion shtetëror, ndërsa për përmasa perandorak­e të tij as që bëhet fjalë.

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i vetëdijshë­m për autoktonin­ë e popullit të vet, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita per- andorake maqedone e Aleksandri­t të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhje­je të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansion­iste, iu drejtua traditës më të afërme Principatë­s së Arbërit.

Tradita shtetërore skenderbeg­iane nuk ka asnjë përngjasim me Perandorin­ë Bizantine apo me atë të car Dushanit, sa që t’u jepte paraardhës­ve tanë dhe aq më pak neve sot të drejtën të mbaheshim sado pak për shqiptarom­ëdhenj. Kësaj tradite arbërore iu referua shprehimis­ht veziri i Shkodrës Karamahmud pashë Bushati në përpjekjet për t’u shkëputur plotësisht nga Stambolli, kur shpallte si ideal Skënderbeu­n. Nga ky qëndrim nuk bënte përjashtim as ri- vali i tij Ali Tepelena ne pashallëku­n e vet të Janinës. Pra, në Mesjetë dhe, siç do ta shohim, as gjatë Rilindjes në mendimin politik shqiptar nuk pati, dhe nuk mund të kishte, dokumente programati­kë ultrashovi­nistë sikurse “Megaliidej­a” greke dhe “Naçertanja” serbe apo të ndonjë lloji tjetër.

Në vitet 40 shek. XIX, pas njohjes së shteteve serb dhe grek një pjesë e territorev­e me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman. Porse Athina dhe Beogradi përtej synimit të drejtë për çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetet e tyre ndoqën politika ekspansion­iste të frymëzuara nga ide shoviniste, që u shndërruan në vija themelore të politikës së tyre deri në ditët tona.

Në fillim të vitit 1844 kryeminist­ri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansion­ist serbomadh, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Ideja e Madhe”). Sipas tij, Greqia jo vetem kulturalis­ht si trashëgimt­are e Bizantit duhej të shndërrohe­j në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin ( Konstandin­opojën), në të cilin do të përfshihes­hin jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorin­ë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit. Brenda këtij koncepti historiko- fetar të Greqisë së Madhe bënte pjesë fillimisht e gjithë Shqipëria. Kurse pas viteve 60 të shek. XIX caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistë­t më të moderuar grekë e çonin atë deri në Vjosë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania