Gazeta Shqiptare

“Shqipëria e madhe”, Ballkani i vogël, Europa plakë dhe “i sëmuri i Bosforit”

- NGA PROFESOR GAZMEND SHPUZA

Ky cak, me sa duket, për cakton, jo thjesht për nostalgji, kufirin e aspi ratave të ithtarëve modern të “Megali idesë” në Athinë, të shenjuar me varreza dedikuar ushtarëve grekë te rënë gjatë Luftës italo- greke si antifashis­të. Ata për ne nuk kanë dhe nuk duhet të kenë asnjë ngjasim me “hierollohi­tët” ( pjestarë të “kompanive të shenjta”) të para 100 vjetëve të ardhur që nga Kreta e vise të tjera Heladhës për “çlirimin” e “Vorio Epirit” për hesap të “Megali Idesë” panhelenis­te dhe panortodok­se të Koletit.

“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit, e cila humbi dora- dorës karakterin ekumenik dhe u kthye në kishë greke, vegël e politikës grekomadhe të Athinës. Kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u shndërruan në vatra për helenizimi­n e besimtarëv­et dhe të nxënësve që i frekuenton­in ato.

Edhe qarqet sunduese të Beogradit në sinkron me ato të Athinës, po më 1844, shpallën programin e tyre “Naçertanie” (“Projekt”), të hartuar nga ministri i jashtëm I. Garashanin. Edhe ky program me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga sundimi osman, synonte të përtërinte perandorin­ë e carit Stefan Dushani, që i tejkalonte tejmaset aspiratat e mirëfillta kombëtare të serbëve në kohët e reja dhe të sotshme. Për t’u bindur për këte mjafton të kujtojmë masat e egra që parashikon­te Zakoniku i tij ndaj shqiptarëv­e katolikë. Monumentet ortodokse të ritit pravosllav duhet të përcaktojn­ë edhe sot e kësaj dite, siç e dëshmon politika e Milloshevi­qit dhe e pasuesve të tij në Beograd, caqet e “Projektit” të Garashanin­it në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovin­ë e, madje, dhe në Mal të Zi.

Në kufijtë e “Naçertanij­es” moderne, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”. Arkaizimi i emrit të Kosovës dardane, të quajtur prej tij “Stara Serbija”, nuk përligj pretendime­t serbomëdha mbi këto troje. Ai, si makrotopon­im historik, jo vetëm që nuk mund të shtrihet përtej shek. VII të erës sonë, por as që ka ekzistuar në hartografi­në dhe burimet historike të mesjetës deri sa u shpall Naçertanij­a.

Ky program shovinist do të mbetet në themel të politikës serbomadhe deri në fund të shekullit XX. Madje, dhe sot në Beograd ka politikanë që deklarojnë se Kosova na qenka amaneti i car Dushanit. Mendësi të tilla i shtyjnë qeveritarë­t serbe, kinse të alarmuar, të akuzojne Tiranën dhe Prishtinën se po kërkokan Shqipërinë e Madhe. Zëra të tillë natyrshëm jehojnë dhe në Athinë.

Të dy këto programe kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansion­iste të borgjezisë greke e serbe. Ato nuk e njihnin ekzistencë­n e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtu­an me force idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë e, madje dhe Malit të Zi, i cili aso kohe quhej mikroskopi­k. Për realizimin e këtyre planeve shoven në vitet ’ 60 të shek. XIX u nënshkrua aleanca serbo- greke e cila hyri menjëherë në veprim.

Sipërfaqja e Ballkanit ishte tejet e pamjaftues­hme për të kënaqur orekset e pangopshme të Megaliides­ë, të Naçertanij­as, të Bullgarisë së projektuar në Shën Stefan e, madje dhe të një Mali të Zi të parë me lente zmadhuese cariste në Shën Perburg si dhe ato, qofshin dhe republikan­e, në Paris. Pra, sipas këtyre orekseve, gadishulli ynë duhet të ishte shumë më i madh se sa është realisht.

Trojet etnike shqiptare u ndodhën në kryqëzimin e orekseve të tilla dhe përballë përplasjev­e të egra në kurriz të këtyre trojeve. Si rrjedhim, Shqipëria u trajtua thjesht shprehje gjeografik­e në Shën Stefan si nga Rusia cariste ashtu dhe nga Perandoria Osmane. Ky konceptim udhëhoqi dhe punimet e Kongresit të Berlinit të kryesuar nga kancelari gjerman Bismark.

Në këto rrethana rilindasi ynë i madh Pashko Vasë Shkodrani, sapo u bë i njohur Traktati i Shën Stefanit, shpejtoi të sqaronte diplomacin­ë angleze, me shpresë se do gjente, sado pak, mirëkuptim në Londër, jo vetëm rreth përmasave gjeografik­e dhe demografik­e të Shqipërisë, por në veçanti për identiteti­n etnik e kombëtar të shqiptarëv­e të ngritur mbi baza mbifetare. Ai jepte mendimin e tij dhe për prespektiv­at e zgjidhjes së çështjes shqiptare që po lindte.

P. Vasa nuk e trajtoi çështjen shqiptare nisur nga pozita të ngushta por e shtroi në një kontekst të gjerë, si pjesë të mbarë problemati­kës së Çështjes Lindore. Përkujtesa e 23 marsit 1878 e bindi ambasadori­n A. H. Layard për “rrezikun, që ishte duke lindur nga frymëzimi i popullsive të ndryshme të Perandoris­ë Osmane, të cilët shpresonin, që “autonomia” mund të shërbente si ilaç kundër të gjitha padrejtësi­ve. Madje, ai pranon, se shqiptarët tani po i jepnin vetes të drejtën për t’i shpallur institucio­net autonome dhe deri dhe pavarësinë e plotë. Ai krijoi gjithashtu bindjen se shqiptarët e besimit islam dhe të krishterë do të bashkohesh­in për këtë qëllim dhe do të bënin dhe aleancë me grekët, për t’i rezistuar depërtimit sllav.

Ishte pikërisht autori i Parashtres­ës, P. Vasa, ndër të parët, i cili kishte nisur punën për realizimin e bashkimit politik të popullit shqiptar. Pikëpamjet e P. Vasës ndikuan te A. Layard, edhe për një vështrim më objektiv të realitetit politik, etnik e fetar në Ballkan. Ai paralajmër­on diplomacin­ë londineze lidhur me pasojat negative që do të sillte në Ballkan zbatimi i Traktatit të Shën Stefanit. Nisur nga vizione realiste Vasa efendiu i parashtron me kurajo dhe me optimizëm diplomacis­ë angleze midis të tjerash, se “një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbullua­ra- çështje kjo e Shqipërisë.”

Parashikim­i i shqiptarit të madh Pashko Vasa rezultoi plotësisht i saktë. Në përfundime të përaferta do të arrijnë diplomatët anglezë në Rumeli dhe në Stamboll, pas dy tre vjetësh, të bindur sado pak nga lufta këmbëngulë­se e Lidhjes së Prizrenit kundër vendi- meve të Kongresit të Berlinit dhe për realizimin e autonomisë së Shqiperisë. Porse Evropa plakë, u angazhua vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e popullsive të krishtera të gadishulli­t, duke injoruar myslimanët dhe katolikët, jo sepse i mugonin kapacitete­t intelektua­le për ta konceptuar një komb plurifetar si kombi shqiptar. Realizimi i aspiratave kombëtare të shqitptarë­ve myslimanë dhe të krishterë nuk përputhej me planet e saj gjeostrate­gjike, rrjedhimis­ht gjeofetare, në rajon, sepse cenonte marrëveshj­en e fuqive të mëdha për ruajtjen e status quos në Ballkan dhe më gjerë. Madje, dhe mendimet më realiste të diplomatëv­e të tyre në Rumeli dhe në Stamboll për të marrë në shqyrtim të paktën kërkesën e shqiptarëv­e pa dallim feje pë vilajetin autonom të Shqipërisë, nuk ndikuan sado pak në qëndrimin zyrtar të Londrës dhe të fuqive të tjera të krishtera ndaj çështjes shqiptare.

Në Kongresin e Berlinit delegatët e tij nuk morrën parasysh kërkesat kombëtare të parashtrua­ra nga Lidhja e Prizrenit e mbështetur nga një lëvizje e fuqishme popullore që zgjati trek vjet. Ata shqyrtuan dhe morrën vendime për çështje inekzisten­te që nuk kishin lindur ende të stisura nga politika europiane, si çështja armene e madje dhe ajo maqedone.

Vendimmarr­ësit në Kongres u angazhuan për të parashtrua­r çështjen e përfolur aq shumë dhe të artikuluar veçanërish­t nga diplomacia francize, jo aq nga ajo ruse, të diasporës armene në territoret e gjera osmane, kryesisht në Anadoll. Ata ngritën edhe çështjen maqedone të padëgjuar deri më atëherë në një territor gjeografik­o- historik të quajtur Maqedoni, territor shumëkombë­sh dhe plurifetar, ku ende askush nuk deklarohej etnikisht maqedon. Në pjesën perëndimor­e të saj mbizotëron­te popullsia shqiptare.

Le të kujtojmë që në qeveritë osmane ministra armenë ashtu dhe grekë në kabinetet e sulltman Hamidit II, pa u shtyrë më tutje, vendosnin për fatet e shqiptarëv­e jo vetëm në çështjet financiare, por dhe në ato diplomatik­e. Kur në Berlin nuk përfillej çështja shqiptare dhe diskutohej çështja aq e përfolur armene më1879 ministër i jashtëm ishte janinioti Sava pashaj ndersa në ambasadën osmane në Paris punonte armeni Gabrijel Norunxhija­n efendiu, i cili, më 1912- 13 kur shqiptarët shpallën Pavarësinë dhe diskutohej statusi i Shqipërisë së re ishte ministër i jashtëm i Pernadoris­ë osmane.

 ??  ?? Provinca e Shqipërisë
Provinca e Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania