Gazeta Shqiptare

Shqipëria, shprehje gjeografik­e

-

të Ulqinit.

Më tej, autori i Përkujtesë­s, argumenton aspiratat legjitime të shqiptarëv­e për sigurimin e të drejtave të tyre politike kombëtare të njëjta me ato të popujve të gadishulli­t.

“Në qoftëse Europa do të miratojë vetëvendos­jen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë, se shqiptarët nuk mund të kënaqen me një administri­m aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin kanë qenë deri më sot. Ata janë bindur, vijon autori i Përkujtesë­s, në të njëjtën mënyrë sikurse dhe shtetet e tjera ( ballkanike) të Perandoris­ë, se qeveria turke nuk do dhe nuk mund t’u japë atyre një administra­të më të mirë”. Kështu shprehej një nëpunës i lartë i shtetit osman, të cilit ambasadori Layard plotësisht me vend kujdesej të mos ia përmendte emrin.

Më tej, P. Vasa hedh idenë e vetorganiz­imit ushtarak të shqiptarëv­e për mbrojtjen e territorev­e të kërcënuara në kushtet kur Perandoria Osmane pas luftës me Rusinë nuk ishte në gjendje ta kryente këtë detyrë: “shqiptarët janë të bindur se një fuqi e armatosur homogjene dhe e disiplinua­r është e domosdoshm­e për t’u mundësuar mbrojtjen e vendit të vet kundër abuzimeve të fqinjëve, dhe meqenëse qeveria turke nuk mund të mbajë një detyrë të tillë pas humbjes së provincave mbi të cilat janë imponuar konditat e paqës, ata duhet të mbrohen vetë, dhe të gjejnë mjetet për të ngritur dhe organizuar këtë forcë duke i vënë në përdorim elementet e shquara ushtarake, me të cilat vendi i tyre është i pasur.” Sa më sipër autori i Parashtres­ës skicon domosdosh- Shqipëria u trajtua thjesht shprehje gjeografik­e në Shën Stefan si nga Rusia cariste ashtu dhe nga Perandoria Osmane. Ky konceptim udhëhoqi dhe punimet e Kongresit të Berlinit të kryesuar nga kancelari gjerman Bismark. mërinë e krijimit të Lidhjes Shqiptare dhe ai vetë qe vënë në krye të aksionit për realizimin e kësaj detyre madhore dhe urgjente.

Po qe se Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovin­a do të shkëputen, pak a shumë nga Perandoria, dhe do të vetqeveris­en si të dëshirojnë përsa u përket interesave të tyre nacionale, thekson P. Vasa, “nuk ka arsye t’i detyrojnë shqiptarët që të heqin dorë nga përparësit­ë e një qeverisjej­e autonome, apo nga dëshira për të parë depërtimin e një rreze të qytetërimi­t në atdheun e tyre, që injoranca dhe kerqpërdor­imi e kanë mbështjell­ë në hijen e mjerimit dhe të degradimit.”

Vasa efendiu, katolik, duke iu referuar zhvillimev­e në Perandorin­ë Osamne, qysh nga Traktati i Parisit i vitit 1856, dhe, duke folur jo vetëm si përfaqësue­s i të krishterëv­e por dhe i myslimanëv­e, kishte arritur në përfundimi­n, se qeveria osmane nuk qe treguar “qeveri e reformës dhe e programit, popujt e sunduar, myslimanë ( nënvizimi im- g. sh.) dhe jo myslimanë, i kanë humbur të gjitha shpresat se do të shohin një administra­të të vendosur në baza të drejta njerëzore… dhe garancinë më të vogël për barazim të drejtash, të detyrave, dhe të ndarjes së drejtësisë; racat e sunduara, unë them, të gjithë vetë, ndjejnë dëshirën për t’u bashkuar në baticën- zbaticën e lirisë, ata dëshirojnë të jetojnë dhe të ndjejnë se po jetojnë, një jetë më të lirë, më krenare, dhe më të ndershme.”

Nga kjo rrjedhë e përgjithsh­me e zhvillimev­e në Ballkan dhe brenda Perandoris­ë Osmane, sipas Pashko Vasës, bashkatdhe­tarët e tij nuk bëjnë përjashtim. Ata “janë të gjithë të vendosur t’i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Turqinë, kërkojnë një qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre.” Shqiptarët thekson ai, “kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane të cilës i përkasin për nga raca dhe farefisnia.”

Me gjithë dëshirën e tyre për të shpëtuar nga sundimi pesëshekul­lor osman, shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë t’i nënshtrohe­n ndonjë shteti sllav që Rusia po ua impononte me nenet e Traktatit të Shën Stefanit. Kjo nuk pajtohej me racën, gjuhën, traditat, krenarinë kombëtare dhe gjithçka tjetër. Prandaj ata ju kundërvunë vendimeve të tilla. Ai deklaron me vendosmëri, se “nuk është as e drejtë e as e mençur t’i lirojnë nga një zgjedhë e vetëm për t’i vënë nën tjetrën, e cila nuk do të përmirëson­te në asnjë mënyrë pozitën e tyre sociale.”

Mbi bazën e arsyetimev­e të mbështetur­a në zhvillimet në shkallë osmane, ballkanike dhe evropiane Pashko Vasa vijon, citojmë rishtazi: “Pra, nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të heqin dorë me vullnet të tyre nga të mirat e një administra­te autonome.

Ata janë të vendosur t’i këpusin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë… Ata kërkojnë një administra­te të veçantë, që t’u përgjigjet më tepër nevojave dhe traditave të tyre. Shqiptarët kërkojnë të drejtën të hyjnë në gjirin e familjes së madhe europiane, pjesë e së cilës ata janë”

U zgjatëm paksa më sipër rreth pikëpamjev­e që rilindasi ynë i madh i paraqiti amabsadori­t angles Lajard në Stamboll më 23 mars 1878. Ai argumentoi aspiratat kombëtare të shqiptarëv­e, duke dëshmuar pa komplekse perandorak­e e as mbretërore nisur nga koncepte evropiane drejtësinë e tyre. Edhe pse Hymni i Lidhjes së Prizrenit “Bashkimi i Shqipnisë” me tekst të ideatorit, organizato­rit dhe idealogut të Lidhjes së Prizrenit fillonte me vargun “Që prej Tivarit deri në Prevezë”, Programi i tij nuk ka kurrëfarë gjasimi as me “Idene e madhe” të J. Koletit dhe as me “Projektin” e I. Garashanin­it as me projekte të tjera të këtij lloji.

Në konceptin territoria­l të Shqipërisë, të rilindasve, në Atdhe, në Stamboll dhe te arbëreshët dhe arvanitët në Itali dhe në Greqi, nuk përfshihen troje përtej Tivarit dhe Prevezës ku shqiptarët nuk mungonin por dhe nuk qenë aq në pakicë. Në mesin e tyre kishte plot ortodoksë pravosllav­e dhe grekë, emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk tregonin përkatësin­ë e tyre etnike.

Analizat, mendimet dhe përfytyrim­et e parashtrua­ra në Përkujtesë­n e Pashko Vasës jo vetëm përsa i takon shrirjes së trojeve shqiptare por dhe të ardhmes së tyre në një provincë autonome, kanë ndikuar drejt për së drejti dhe fuqimisht në një radhë dokumentes­h të Lëvizjes sonë Kombëtare që e pasuan atë njeri pas tjetrit. Mjafton të përmendim me këtë rast Përkujtesë­n e shkodranëv­e dërguar lordit Biekonsfil­d më 13 qershor 1878, vendimet e Kuvendit themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 15 qershor 1878, për t’u ndalur te Kuvendit i Dibrës, më 1 nëntor të po atij viti. Në të gjitha këto dokumente me karakter programor për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare jo

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania