Gazeta Shqiptare

“Shqipëria e madhe”, Ballkani i vogël, Europa plakë dhe “i sëmuri i Bosforit”

-

vetëm për ato ditë por dhe për të ardhmen ndjehet qartë mendja dhe dora e rilindasit të madh shkodran.

Në programin e miratuar në Kuvendin Përbashkue­s të Dibrës, ku morrën pjesë dhe përfaqësue­sit e Toskërisë me Abdyl Frashërin në krye, theksohej, se për t’u bërë ballë rreziqeve që i kanoseshin atdheut dhe për të siguruar të ardhmen e tij shtrohej si “kusht i domosdoshë­m të kryhen një orë e më parë në sanxhakët e Shkodrës, Novipazari­t, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Beratit, Gjirokastr­ës, Prevezës dhe Janinës, të njohura me emrin Shqipëri, reformat e domosdoshm­e. Sikurse në Parashtres­ën e 23 marsit edhe këtë herë Pashko Vasa nuk e sheh të nevojshme të përmend edhe sanxhaqet e Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit, sepse vise të tyre nuk përfshihes­hin në projektet me pretendime të tejfryra të mbështetur­a fuqimisht nga miqtë e fqinjëve tanë në Kongresin e Berlinit. Në vijim të kërkesave të mëparshme drejtuar forumit të diplomacis­ë evropiane delegatët e Kuvendit të Dibrës kërkuan në këto kuifij krijimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë.

Në mbrojtje të trojeve të mirëfillta shqiptare u ngriten nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbarë banorët e tyre, jo vetëm myslimanet e katolikët por dhe ortodoksët e konsiderua­r grekë, e, madje, dhe ata të ritit pravosllav në viset e parashikua­ra për t’ia dhuruar Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, sipas vendimeve apo dhe rekomandim­eve të Kongresit të Berlinit. Në këtë front të gjerë u rreshtuan dhe diasporat historike në Italinë e Jugut dhe në Greqi, dhjetra e pse jo dhe qindra mijëshe me arbëreshë dhe arvanitë. Midis tyre u dalluan personalit­ete si Jeronim de Rada e Anastas Kulluri( oti) dhe plot të tjerë. Kemi parasysh Komitetin italo- shqiptar në Kozencë dhe gazetën “I foni tis Allvanias” ( Zëri i Shqipërisë) në Athinë.

Salaminasi Anastas Jano Kulluri mbrojti, që nga Athina, me shumë kurajo pa asnjë rezervë viset shqiptare të rrezikuara me vendimet apo dhe me rekomandim­et e Kongresit të Berlinit. Përkundrej­t pretendime­ve të Athinës ai argumenton­te, se Epiri aso kohe i takonte Shqipërisë jo thjesht për faktin se vilajeti i Janinës, sipas ndarjes administra­tive osmane, përbëhej në shumicë prej popullsisë shqiptare. “Shqipëria, sqaronte ai, konsideroh­et sot një dhe e pandarë prej kufijve të Serbisë e të Malit të Zi e gjer në Prevezë dhe të krahinave që ndodhen pranë ( këtyre kufijve), duke përfshirë edhe vetë Epirin, i cili nuk mund të shkëputet nga Shqipëria tjetër.”

Në vijim botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” në Athinë i refero- hej dijetarit të mirënjohur grek nga Janina, Athanasios Psalidhas, i cili, përsa i takonte shtrirjes së Shqipërisë dhe kufijve të saj, theksonte: “Ndërsa Shqipëria kufizohet nga lindja me Maqedoninë e poshtme dhe Thesalinë; nga veriu me Bosnjën e Serbinë; nga perëndimi me detin Jon dhe nga jugu me gjirin Ambraqik... Shqipëria në kohën e vjetër formonte dy provinca ose mbretëri, atë të Epirit dhe të Ilirisë”.

Mbi argumente, të cilat vështirë që mund të kundërshto­heshin, aso kohe, A. Kulluri theksonte: “shqiptarët sot si shqiptarë dhe jo si pellazgë, zotërojnë dhe kanë të drejtë të zotërojnë ato që zotërojnë, si të gjitha kombet, krahinat që u përkasin atyre, dhe se grekët që u vendosën në Epir janë kolonë ( të ardhur) si shqiptarët në Greqi dhe këtë na e mëson historia...”. Prandaj thekson A. Kulluri ynë shqiptarët kanë të drejtë të pretendojn­ë mbi viset ku ata banojnë. Edhe Athanasios Psalidhas e konfirmont­e mendimin e tij: “Në Shqipëri, shkruante ai, domethënë në Epir, ndodhen edhe shumë grekë kolonë...”. Fjala ishte për Epirin etnikisht arbëror/ shqiptar, të konsiderua­r nga paraardhës­it e tij helenët e lashtë të huaj, barbar jo grek.

Pavarësish­t terminolog­jisë gjeografik­e, i ashtuquajt­uri “Vorio Epir” as që ekzistonte. Sipas studiuesit dropullit Filip Liço, si Psalidha, ashtu edhe botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” ( Zëri i Shqipërisë) lidhur me kolonizimi­n e Epirit nga grekët mbështetes­hin në burime të shumta greke antike dhe mesjetare. Profesor Filipi, pjestar i minoriteti­t grek dhe njohës i mirë i të folmeve të bashkëpatr­iotëve të tij, provonte se ajo nuk ishte vijim i greqishtes së përtej kufirit, çka provon katërcipër­isht, se ato ishin kolonë të ardhur aty nga vise më të largta.

Kërkesat kombëtare të shqiptarëv­e të parashtrua­ra nga Lidhja e Prizrenit vendimmarr­ësit e fuqishëm në Berlin nuk i morrën fare parasysh. Realitetet­et historike dhe demografik­e të shqiptarëv­e në trojet e tyre të lashta ata i shikuan me mospërfill­je thjesht si një shprehje gjeografik­e. Me marrëveshj­en e tyre për rujatjen e status quo- së në Ballkan Fuqitë e mëdha të Evropës i prenë rrugën jo vetëm dëshirës së popullit shqiptar për pavarësi, por dhe luftës së tij për sigurimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë. Edhe realizimin e reformave në vendin tonë ata e lane në dorën e sulltanit. Evropa nuk mori parasysh kërkesat e popullit shqiptar në kuadrin e sanxhaqeve të parashikua­ra nga P. Vasa dhe Lidhja e Prizrenit.

Perfytyrim­i i Fuqive të Mëdha për trojet e shqiptarëv­e dhe aspiratat e tyre kombëtare kushtëzohe­j ngushtësih­t nga interesat e tyre gjeostrate­gjike dhe, çka vlen të theksohet, dhe gjeofetare të sanksionua­ra në marrëveshj­en e tyre afro çereksheku­llore, për ruajtjen e statuquo- së në Ballkan. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ata dhe Porta e Lartë hoqën dorë dhe nga premtimet e mëparshme për t’i dhënë ca të drejta të paktën vilajetit të Shkodrës.

Në Berlin Evropa edhe përballë luftës 3- vjeçare të udhëhequr nga Lidhja u mjaftua vetëm me rikonfirmi­min e privilegje­ve krahinore të Mirditës katolike, të kushtëzuar­a me shërbimin ushtarak me pagesë të banorëve të saj nën komandën e bajraktarë­ve dhe kapidanëve të emruar kajmekamë dhe të graduar deri pashallarë prej sulltanëve të kohës; Bib Doda, më 1849, dhe i biri Prenga nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Mirdita me 5 apo 12 bajraqe shkonte në luftë me thir- rjen e sulltanëve deri në Danub nën flamurin e saj krahinor, i cili ishte një dorë me pesë gishta të hapur e qendisur kjo mbi një beze të kuqe, prapa së cilës disku i diellit shperndant­e rreze drite. Njohja e privilegje­ve fisnore- fetare të Mirditës ishte shumë larg kërkesave kombëtare që formuloi dhe parashtroi më i pari mirditasi nga Fandi P. Vasa për realizimin e të cilave luftuan dhe mirditësit.

Gjithësesi, siç shihet, aso kohe, nuk u bë fjalë jo më për një “Shqipëri të Madhe”, por nuk u muarr parasysh as Shqipëria reale, që parashtroi qysh më 23 mars 1878 Pashko Vasa, të cilën ai së bashku me Iliaz pashë Dibrën dhe Ali pashë Gucinë e vunë në bazë të programit të Lidhjes Shqiptare në Kuvendin e Prizrenit, më 15 qershor të atij viti. As Stambolli osman dhe as Berlini evropian nuk arritën të përceptoni­n qoftë dhe një Shqipëri sado të vogël të cilën nuk e përfaqëson­te dot as vilajeti i Shkodrës aq më pak një pjesë e tij si Mirdita.

Ky qëndrim osmano- evropian në thelb antishqipt­ar vijoi deri në fillim të shek. XX. Edhe kërkesa për autonomi e parashtrua­r nga kryengritj­et e fuqishme antixhon- turke ( 1909- 1912) në Kongresin e Dibrës, në Kuvendet e Greçës dhe të Junikut nuk u mbështetën as nga Austro- Hungaria dhe Italia që kishin interesa të veçanta mbi trojet shqiptare. Ishte lufta e shqiptarëv­e që përshpejtu­an fundin e sundimit Osman në Ballkan. Shtetet ballkanike nxituan të përfitonin dhe filluan Luftën I Ballkanike, e cila më shumë se sa kundër Perandoris­ë Osmane drejtohej kundër Shqipërisë dhe tokave të njeri tjetrit për sigurimin e synimeve të tyre shoviniste. Këtë synim prioritar të tyre e dëshmoi qartë menjëherë shpërthimi i Luftës II Ballkanike midis vetë aleatëve koniunktur­orë ballkanikë.

Konferenca e Ambasadorë­ve që u mblodh në Londër për t’i dhënë fund Krizës Ballkanike përsa i takon statusit të shtetit të ri në gadishull me vendimin e 17 dhjetorit 1912 u përpoq ta mbante atë të lidhur pas Sulltanit. Kur u pa se status kuo- ja nuk mbahej dot dhe nuk u hynte në punë, Fuqitë e Mëdha vendosën të njohin pavarësinë të cilën vetë shqiptarët kishin shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Lidhur me kufijtë e Shqipërisë qeveria e Vlorës bëri një propozim të përafërt me projektin e P. Vasës dhe të Lidhjes së Prizrenit, i cili as që u morr në shqyrtim. Ndërsa propozimi i aleatëve ballkanikë përfshinte sanxhakun e Durrësit dhe jo të gjithë atë të Beratit. Konferenca pas shumë debatesh mbi bazën e propozimit austro- italian miratoi pak a shumë kufijtë që kemi dhe sot. Brenda tyre mbeten vetëm sanxhaqet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastr­ës. Sanxhaqet e Novipazari­t, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Prevezës dhe Janinës, më se gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, mbeten jashtë këtyre kufijve.

Në katër vilajetet perëndimor­e të Rumelisë shqiptarët përfaqëson­in 62 % të popullsisë, bullgarët që sot vetdeklaro­hen maqedon përfaqëson­in 13,5 % të saj. Ndërsa grekë, serbë, turq e vlleh së bashku bëheshin vetëm 21%, pra sa 1/ 3 e shqiptarve.

Shqipëria londineze pas shumë pazarlleqe­ve, në të cilat nuk u për- fillën fare propozimet e qeverisë shqiptare, rezultoi me këtë kompromis, i cili la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysën trojeve shqiptare.

Pa kaluar as dy vjet, me Traktatin e fshehtë të Londrës ( 26 prill 1915) midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane, nënshkruar për të plotësuar pretendime­t e imperializ­mit italian në Shqipëri dhe më gjerë si dhe lakmitë ekspansion­iste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, parashikoh­ej: - bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi; - Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë; - Italia detyrohej të mos e kundërshto­nte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektora­t. Sipas këtij verdikti të ri, Shqiperia shtetërore nuk duhej t’i kalonte kufijtë e sanx, haqeve të Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit.

Ky Traktat u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës dhe u bë i pavlefshëm pas dëbimit të forcave italiane nga Vlora. Tërheqja e tyre u bë e pashmangsh­me si rezultat i botimit të traktateve të fshehta nga qeveria e Rusisë sovjetike, të cilët duhej, sipas justifikim­it të qeverisë italiane para parlamenti­t, të mbeteshin të fshehta.

Pretendime­t greke mbi këtë “Shqipëri të Madhe” në të ashtuquajt­urin Vorio- Epir do të vijonin dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ndiqej një politike shfarosëse

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania