Gazeta Shqiptare

Ndikimet dhe fryma kombëtare në uniformat e Ushtrisë Shqiptare!

-

Kapitullim­i pa kushte ndaj Italisë fashiste në 1939 dhe zbrazja vetëm e disa pushkëve nga individë apo grupime patriotike e nacionalis­te, ia zbehu totalisht vlerat asaj. Edhe pse shumëçka vërtitet akoma në kuadrin e enigmave që ia lenë vendin shumë pikëpyetje­ve, ku rol patën shumë faktorë; qysh nga mosangazhi­mi me dashje, pamundësia për t’u përballur me një ushtri e shtet që kishte kapacitete dhjetrafis­h më të mëdha kundrejt Shqipërisë së vogël, e deri te sabotimi, apo lëvizjet nën rrogoz të grupimeve politike të brendshme e të jashtme, ajo do të ngelet një njollë e zezë jo vetëm në historiogr­afinë e Ushtrisë Shqiptare.

Vetë monarku do të shihej me dyshim për rolin e tij në këtë çështje deri sa vdiq e do ta paguante me çmim të lartë miqësinë që kishte mbjellë me italianët, edhe pse i detyruar nga rrethanat.

Gjithashtu nuk kemi mundur t’a mësojmë kurrë se cili do të kishte qenë reagimi i Ushtrisë Shqiptare gjatë monizmit, nëse vendi do ishte sulmuar nga ndonjë fuqi ushtarake, organizuar jashtë kufijve e se deri ku mund të arrinte me forcën e saj për t’i bërë ballë një apo disa kundërshta­rëve njëkohësis­ht, edhe pse dukshëm ishte tashmë shumë më e modernizua­r, më e madhe në numër, duke përthithur investime, të cilat shkonin madje deri në ekstrem, por që nga ana tjetër, i ishte nënshtruar në mënyra të ndryshme edhe një rrënimi disi “të padukshëm”.

Vitet e mëvonshme treguan se madje ka pasur edhe një plan mësymjeje në sirtar, çka e bënte këtë ushtri jo vetëm mbrojtëse, megjithëse akoma nga shumëkush, plani për të ndërhyrë në Kosovë në vitet ’ 80, shihet si një thashethem pa bazë.

UNIFORMAT SI ELEMENT FRYMËZIMI

Sidoqoftë, përgatitja ushtarake dhe aftësia për t’i bërë ballë sfidave të kohës, është një temë mjaft e gjerë që ka nevojë për ekspertizë shumëplanë­she, ndërsa objekt i këtij shkrimi janë uniformat e Ushtrisë Shqiptare, të para si elementë që e lidhin atë më shumë me frymën kombëtare, traditat dhe simbolet, duke i dhënë kësisoj më shumë frymëzim e dinjitet.

Ndoshta është thjesht një konstatim paraprak, edhe pse qartazi shihet se ( duke mos marrë si bazë periudhat paraardhës­e në të cilat regjistroh­en vetëm përpjekje për një Ushtri Kombëtare të modernizua­r) vetëm në kohën e monarkut Zog I, ajo ka qenë vërtetë unike, dmth. shqiptare, kombëtare, pa ndikime e importime nga ushtritë e traditat e tjera të huaja në këtë aspekt.

IMITIMI I SLLAVËVE DHE SOVJETIKËV­E

Kohët që pasuan sollën veshje, të cilat ishin një përshtatje e atyre të “aleatëve” apo “padronëve të radhës”, duke ia nisur që nga Italia, e deri tek Kina. Fotot që po botoj, e ilustrojnë më mirë këtë pretendim, ndërsa sheh për shembull, ish- ushtarakë shqiptarë në dy kohë të ndryshme, si ajo e Zogut dhe ajo e monizmit, në dekadën e “miqësisë së pathyeshme” me ish- Bashkimin Sovjetik, ku fare lehtësisht mund të besosh se sheh anëtarë të Ushtrisë së Kuqe, e jo shqiptarë.

Më parë, menjëherë pas Luftës, uniforma e Ushtrisë Shqiptare ( por edhe e Policisë dhe Sigurimit) do të ishte një kopje 100% e asaj jugosllave, ku pustina do të vijonte të qëndronte edhe më tej në kohë.

UNIFORMAT KINEZE DHE ÇNDERIMI I OFICERËVE

Por më vonë do të viheshin re edhe tendencat kineze në uniformat shqiptare, që do të sillnin veç të tjerash, edhe një “risi” ekstreme në këtë aspekt: do të hiqnin fare gradat e oficerët mund t’i ngatërroje lehtësisht me ndonjë karrocier. Kjo marrëzi vijoi deri në rënien e regjimit në vitin 1991.

VESHJA FASHISTE U PËRDOR EDHE PAS RËNIES SË ITALISË

Por para saj, do të mbizotëron­te ajo e Ushtrisë Fashiste, veshje me të cilat do të shiheshin rëndom jo vetëm hierarkët fashistë shqiptarë, por edhe anëtarët e Milicisë. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nënshkroi dekretin për krijimin e milicisë fashiste, një nga organizmat e parë të Partisë Fashiste Shqiptare. Kjo strukturë bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Kjo milici “garantonte zhvillimet e revolucion­it fashist”, por angazhohej edhe si trupë elitare në kuadër të ushtrisë. Megjithatë në to shihen qartë edhe simbole kombëtare, si plisa apo qeleshe, e madje shkonte edhe më tej, kur sheh se anëtarët e “Gardës Mbretërore” ( Guardia Reale Albanese) parakaloni­n në mes të Romës, të veshur tërësisht në kostume kombëtare shqiptare. Më tej, ndërsa oficerët do t’i rikthehesh­in uniformave të monarkisë ( duke u hequr sidoqoftë simbolin e Zogut) ushtarët e Ushtrisë Kombëtare të ringritur gjatë kohës së Regjencës gjatë periudhës së pushtimit gjerman, pas kapitullim­it të Italisë, do të vijonin t’i mbanin në pjesën më të madhe për nevoja utilitare, uniformat e ushtrisë italiane, tashmë me emblemën e “shtetit të ripavarësu­ar” shqiptar.

PARTIZANËT DHE NACIONALIS­TËT PËRDORËN XHAKETAT ANGLEZE

Më tej, ndër partizanët ( e madje pjesërisht edhe ndër forcat nacionalis­te) do të shiheshin rëndom uniformat britanike, të parashutu-

 ??  ?? Anëtarë të misioneve britanike në vitet 1943- 44 dhe krerë nacionalis­të shqiptarë
Anëtarë të misioneve britanike në vitet 1943- 44 dhe krerë nacionalis­të shqiptarë
 ??  ?? Parakalim i Ushtrisë shqiptare në vitet ‘ 70
Parakalim i Ushtrisë shqiptare në vitet ‘ 70
 ??  ?? sh- lideri i komunistëv­e shqiptarë, Enver Hoxha dhe anëtarët e qeverisë me uniforma jugosllave ndërsa hyjnë në Tiranë, 28 nëntor 1944
sh- lideri i komunistëv­e shqiptarë, Enver Hoxha dhe anëtarët e qeverisë me uniforma jugosllave ndërsa hyjnë në Tiranë, 28 nëntor 1944
 ??  ?? Tefik Mborja dhe hierarkët fashistë shqiptarë në vitin 1941, me veshje të njejta me ato të “kolëgeve” italianë
Tefik Mborja dhe hierarkët fashistë shqiptarë në vitin 1941, me veshje të njejta me ato të “kolëgeve” italianë
 ??  ?? Nga ekspozita e vitit 2002, “Shteti shqiptar në uniforma”. çelur pranë Galerisë së Arteve në Tiranë
Nga ekspozita e vitit 2002, “Shteti shqiptar në uniforma”. çelur pranë Galerisë së Arteve në Tiranë
 ??  ?? Milicia Shqiptare ( Fashiste) gjatë një parakalimi në vitin 1941 në Tiranë
Milicia Shqiptare ( Fashiste) gjatë një parakalimi në vitin 1941 në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania