Gazeta Shqiptare

Përtej kufirit të imagjinatë­s

-

Duke bërë hapa prapa, dëgjova edhe një fjalë. - Edhe një rrenë patriotike! Me reagimin e fshehur përfundoi koha e besimeve. Fjalët e Vokerit nuk ishin vetëm fjalë. Kush të dojë le të thotë çka të dojë. Çdo gjë që po shoh është dashur të jetë ndryshe. Për të ruajtur atë që ka mbetur. Jeta nuk është vetëm jetë. Kur shikimi i njeriut hapë varre të reja, eshtrat e djegur ku t’i gjejmë? Varret kanë mbetur ashtu të hapura, problemi nuk është se nuk ka kush ta kryejë ceremoninë e varrimeve, por pse nuk kemi se çka të varrosim. Nën hijen e selvive skeletet e majmunëve qeshën...

5. Nga inati dhe humbja e luftës së fundit dhe humbja e pasluftës së fundit, të larat dhe të palarat i kemi futur në një thes. Më lehtë e më mirë se në çdo vend tjetër të Karaballka­nit.

8. Shqiptari duke krijuar mitin për vetveten ia thotë këngës. Sa zgjat një javë. Sa zgjat një vit. Sa zgjat një shekull. Një Zot e di !... Koha e tyre nuk mund të kapet as për veshi e as për bishti. Me vetullat e kalit qorr kalojnë Rubikonin. Me një selamllëk për historinë e pashkruar. Dikush pyeti : - Çka do të thotë kjo ? Prej lufte në luftë. Çfarë fati. Për të shpëtuar diçka nga trashëgimi­a as unë nuk mendoj për t’ia mbushur mendjen botës. Le të dalë ku të dalë. Mesi i artë ka zënë myk. Për të gjallët e për te vdekurit. Tani njeriu po i përshtatet besimit në djallëzi. Ta shohim kujt po ia qetë. A po çmendet ulurima e bishave apo njeriu. Njeriu që është më afër Zotit. Aty e atëherë kur frika e djeg shtëpinë. Me kulm në qiell e me jetë në tokë. Thua se është sot. Historia vetëm përsëritet.

9. Armiku i largët që rrin pak larg, nuk e di sa është i rrezikshëm. Fjalë pas fjale heshtja e mbyll gojën. Deri te mendja e fiton luftën. Për të shpëtuar nga prostituci­oni politik e patriotik, tani çmenduria është kompliment. Edhe ajo që do të mbetet në kujtesën tonë do të kapet nga harresa. Pa Zot e pa Flamur. Idenë e kemi për ta shkruar një histori për çifteli. Me të do ta ruajmë formën e jo përmbajtje­n. Edhe për ata që nuk dijnë asgjë. Kjo histori e pashkruar kushton shtrenjtë. Pas shkeljes së vijës së kuqe gjëja më e afërt është vdekja. Vdekja te shtrati i Thatë i Lumit të Thatë kur mungon dashuria e Njeriut për Njeriun.

Prishtinë, mars, 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania