Gazeta Shqiptare

Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

“Zëri i Amerikës”

- Nga David Phillips

( vijon nga faqja 1)

... duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universite­tin Columbia të Nju Jorkut, thotë se udhëheqësi­t e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre. Kolegia, Keida Kostreci bisedoi me zotin Phillips.

Zëri i Amerikës: Profesor Phillips, po flitet shpesh për rrezikun e ndikimit e Rusisë dhe Turqisë në vende të ndryshme të Ballkanit. Sipas jush, sa serioz është ky kërcënim?

David Phillips: Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të mirë se Shqipëria as miq më të mirë se shqiptarët. Kërcënimet ndaj sovranitet­it të Shqipërisë dhe Kosovës janë në proporcion të drejtpërdr­ejtë me afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe komunitete­ve shqiptare. Kërcënimi është real, përfaqëson një rrezik të vërtetë. Udhëheqësi­t politikë në botën shqiptare duhet të jenë të vetëdijshë­m dhe të ruhen nga kërcënimet ndaj sovranitet­it që vjen nga Rusia dhe Turqia.

Zëri i Amerikës: Ky është një problem jo vetëm për vendet me shumicë shqiptare, kam parasysh ndërhyrjet në Mal të Zi dhe Maqedoni dhe faktin që një deputete ruse tha këtë javë në Bosnje se hyrja e vendeve ballkanike në NATO është kërcënim për sigurinë në Evropë. Si do ta komentonit këtë lloj ambienti të krijuar?

David Phillips: Rusia e kundërshto­n me forcë anëtarësim­in e vendeve të këtij rajoni në Ballkan. Kjo është arsyeja që ata organizuan një grusht shteti në Mal të Zi, që mbështetën partinë ultranacio­naliste VMRO në Maqedoni. Rusia ka një program dhe ky është që të minojë NATO- n dhe Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë si pikë sulmi jo vetëm kundër institucio­neve euro- atlantike, por edhe vetë Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpuno­jnë edhe më ngushtë për çështje sigurie, në drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Për të frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë dhe që Bashkimi Evropian të integrojë më shumë në institucio­net e veta Kosovën dhe Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër, si do ta vlerësonit përgjigjen e këtyre vendeve, veçanërish­t Shqipërisë dhe Kosovës, dhe udhëheqësv­e të tyre ndaj këtyre rreziqeve?

David Phillips: Duket sikur mes udhëheqësv­e politikë të këtyre vendeve nuk duan ta pranojnë këtë realitet. Të hënën në Universite­tit Columbia ne patëm një vizitë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kur foli për Rusinë dhe Turqinë, ai nuk e pranoi këtë rrezik dhe u përpoq të minimizont­e rrezikun ndaj Shqipërisë. Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendroh­et te nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të riimponuar programin e tij neootoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor. Turqisë thjesht i leverdis t’i përdorë ata ekonomikis­ht, të flasë për një bashkëpuni­m të madh kulturor, por, në fakt, është një program që Turqia e ndjek për interesin e vet kombëtar.

Zëri i Amerikës: A po sugjeroni që këta udhëheqës, duhet ta shpjegojnë qartësisht se çfarë marrëdhëni­e kanë me Turqinë në këtë rast dhe se çfarë strategjie kanë për t’u bërë ballë këtyre përpjekjev­e për ndërhyrje dhe për të ushtruar ndikim?

David Phillips: Kryeminist­ri Rama nuk mund të shkojë në Berlin dhe t’i thotë Kancelares Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet më tej në Bashkimin Evropian, do të ketë një rritje të islamizmit. Ndërkohë ai pranon ndërtimin e një xhamie 30 milionë dollarësh në Tiranë, imazhet e Skënderbeu­t mbulohen nga TIKA, Agjencia Kulturore Turke kur organizon aktivitete në Sheshin Skanderbeg. Pra, Shqipëria duhet të zgjedhë: A do të jetë me Perëndimin, do të jetë me Shtetet e Bashkuara, apo do të përpiqet të luajë me të dyja palët? Të ketë një marrëdhëni­e me Turqinë, që nuk është në interesin e saj, dhe njëkohësis­ht duke i ofruar baza Departamen­tit Amerikan të Mbrojtjes dhe NATO- s, që e çon përpara bashkëpuni­min e Shqipërisë për sigurinë. Në fund të fundit Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë a është properëndi­more apo pro- islamiste, dhe të jetë pranë Turqisë dhe të ketë një marrëdhëni­e me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipërinë në kampin islamist.

Zëri i Amerikës: Por nga ana tjetër, Turqia është anëtare e NATO- s...

David Phillips: Nëse NATO- ja do të ngrihej sot, për shkak të faktit që Turqia është antidemokr­atike, antiamerik­ane dhe islamiste, nuk do të kishte asnjë shans të miratohej në NATO. Po, Turqia është anëtare e NATO- s në letër, por nga ana tjetër blen raketa S400 nga Rusia, saboton aktivisht interesat e NATO- s dhe në Siri, Turqia po punon kundër interesave të Shteteve të Bashkuara madje edhe kundër interesave të popullit sirian. Prandaj ka disa dyshime serioze lidhur me faktin se sa i plotëson sot kriteret Turqia si anëtare e NATO- s. Fakti që është anëtare e aleancës, nuk do të thotë që e ka vendin atje.

Zëri i Amerikës: Çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara për të frenuar këto përpjekje për ndikim antiperënd­imor?

David Phillips: Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë shumë të qartë Erdoganit që ne presim që Turqia të funksionoj­ë në mënyrë demokratik­e, i ka afruar zgjedhjet më 24 qershor dhe kjo është jodemokrat­ike pasi nuk u jep partive të opozitës kohë për t’u përgatitur. Nëse Turqia do që të ketë një marrëveshj­e me Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron t’i rikthehet bashkëpuni­mit të ngushtë që kemi pasur më parë, atëherë është koha për të mbajtur qëndrim. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia komunikojn­ë Turqisë se çfarë presim ne dhe, nëse Turqia nuk është gati të bashkëpuno­jë me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk është gati të tërhiqet nga ndërhyrja në Ballkanin Perëndimor, atëherë duhet të paguajë një çmim.

Zëri i Amerikës: Një nga arsyet që në Shqipëri mund të thonë që Rusia nuk ka ndikim është se nuk ekziston me shqiptarët, ajo lidhje historike për shembull që ekziston me Serbinë. Nga ky këndvështr­im, rreziku mund të vijë indirekt pikërisht nga ato lidhje, apo jo?

David Phillips: Rusia përbën kërcënim përmes mbështetje­s së Serbisë dhe provokimev­e të vazhdueshm­e që po bëhen kundër Kosovës. Treni që u dërgua në Mitrovicë, ngritja e bazës së zbulimit në Nish, fakti që Beogradi është tani qendra për propagandë­n ruse që është antiamerik­ane, dhe antishqipt­are, të gjitha këto nënkuptojn­ë që Rusia dhe Shqipëria janë në kënde të kundërta. Do të ishte gabim të mendohej që përpjekjet keqdashëse të Rusisë kanë në shënjestër vetëm Kosovën. Çdo provokim që mund të çojë në një spirale dhune vdekjeprur­ëse, pa diskutim që do të kishte pasoja në Shqipëri, prandaj në këtë rast si Kosova, edhe Shqipëria janë të rrezikuara përballë një politike ruse që është provokuese dhe që përpiqet të minojë NATO- n dhe Bashkimin Evropian dhe të dobësojë miqësinë që kanë Shtetet e Bashkuara me miqtë e vet në Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Bashkimi Evropian ndezi dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe po mban një qëndrim më mikpritës për vendet e Ballkanit. A mendoni se gjendja e brendshme me sfidat e iliberaliz­mit në BE dhe këto rreziqe për të cilat po flasim kanë ndikuar në këtë qëndrim?

David Phillips: Është lajm shumë i mirë që Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatav­e për kandidatur­ën e Shqipërisë. Çfarë e motivon që t’i marrë këto hapa tani? BE- ja i sheh veprimet e Rusisë në rajon dhe do që ta hapë perspektiv­ën e anëtarësim­it të vendeve të tjera si një masë mbrojtëse për të parandalua­r ndikimin e Rusisë. Gjithashtu, vepron duke pasur parasysh fuqizimin e aktorëve iliberalë në Europë, përfshirë vende anëtare të Bashkimit Europian. Prandaj futja e Shqipërisë në tendën evropiane është një masë parandalue­se. Kjo e nxit Shqipërinë që të ecë përpara me demokracin­ë dhe tregjet e lira. Fakti që Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur një marrëveshj­e për kufirin dhe që banorët e Kosovës mund të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në vendet e BEsë, është po ashtu një zhvillim shumë pozitiv. Por këto zhvillime duhet të kenë një rezultat të qartë. Nuk bëhet fjalë për procesin, duhet të jetë theksi tek rezultatet dhe rezultati duhet të jetë një integrim më i thellë për Kosovën në institucio­net euro- atlantike, përtej liberalizi­mit të vizave dhe për Shqipërinë që të futet në një proces të përshpejtu­ar me negociatat. Që kjo të bëhet, udhëheqësi­t politikë në Shqipëri duhet të tregojnë seriozitet për forcimin e demokracis­ë, të luftojnë korrupsion­in, të thellojnë bashkëpuni­min me homologët në BE. Kam besim që udhëheqësi­t e Shqipërisë mund ta bëjnë një gjë të tillë sepse është qartësisht në interesin kombëtar të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë dhe duhet të vazhdojnë të mbeten të angazhuar dhe integrimi do të dojë inkurajim të vazhdueshë­m nga SHBA dhe bashkëpuni­m mes Uashington­it dhe Brukselit për të pasur përparim të vërtetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania