Basha: I pranoj gabimet e mia, isha i kushtëzuar nga rrethanat
Kuvendi Kombëtar miraton statutin e ri, kandidatët për deputetë do të votohen në anëtarësi "Marrëveshja e 18 majit jo zgjidhja optimale, por e keqja më e vogël"
Kryetari i PD- së, Lul zim Basha gjeti ras tin dje të tregojë se i pranon gabimet e tij në krye të Partisë Demokratike, por ato i ka bërë nga rrethanat. Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Kuvendin Kombëtar të forcës politike që ai drejton, Basha tha se ka dëgjuar kritikat ndaj tij dhe ka marrë mbështetjen e demokratëve. "Unë i kam pranuar gabimet e mia, por gjithçka e kam bërë për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia, i ndikuar nga rrethanat. Kam dëgjuar kritikat tuaja dhe kam marrë mbështetjen tuaj. Kam bindjen se duke mësuar nga gabimet, do ta forcojmë PD. Por gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit që të jem më i duruar dhe më i matur dhe të mos i përgjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit", u shpreh Basha. Teksa pranoi: "Ata kanë dështuar në qeverisje, por edhe ne nuk ia dolëm që të çonim deri në fund reagimin tonë". Basha tha se tashmë janë të gatshëm për të nisur një aksion për rrëzimin e qeverisë. Ai u bëri thirrje edhe kundërshtarëve. "Ne po e hapim PDnë. Sot kushdo mund të kandidojë për PD- në. Ne po u japim pushtet anëtarëve, askush nuk mund të bëhet deputet nëse nuk është përzgjedhur nga anëtarësia. Ne po rrisim llogaridhënien e drejtuesve të partisë. Sot kushdo mund t'i kërkojë llogari dhe të kërkojë largimin e kryetarit në çdo kohë. Ne po garantojmë transparencë të plotë financiare, financat e partisë do jenë nën mbikëqyrje dhe kontroll të
pavarur", u shpreh më tej kreu i PD- së. "Unë sot dua sërish nga ky Kuvend i madh, t'i shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për t'i kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja.
Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare, as për të bërë fotografi, por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sesa për të gërmuar hendeqe", tha Basha. Ai përmendi me Jemin Gjana dhe Genti Malko janë përplasur gjatë diskutimit nen për nen të statutit për disa propozime që kanë bërë degët e PD- së. Sipas Gjanës, ato nuk mund të përfshihen në votim, pasi nuk janë bërë sipas statutit. Por kjo u hodh poshtë nga Malko, i cili kërkoi të hidhen në votim.
Pas rreth katër orësh, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet dhe ka miratuar statutin e ri të partisë mes ovacioneve. Midis ndryshimeve të reja është edhe një nen që cakton kryetar për Këshillin Kombëtar që deri më tani, ishte në varësinë e kryetarit të partisë. Statuti u miratua pa shumë kundërshti, ndërsa kundërshtarët e Basha në tërësi e bojkotuan atë. Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët. Pas zgjedhjeve në të gjitha degët e saj në vjeshtë, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Zgjedhor për të votuar organet drejtuese të saj. Nga 6882 anëtarë të Kuvendit, të pranishëm dje ishin 3721 vetë.